Kryeministri dhe Kryetar i PSSH Fatos Nano u takua sot me Sekretarin e Partise Demokratike të së majtës Italiane z. Piero Fassino. Pas këtij takimi Kryeministri Nano u shpreh : Pata kënaqë
Kryeministri dhe Kryetar i PSSH Fatos Nano u takua sot me Sekretarin e Partise Demokratike të së majtës Italiane z. Piero Fassino.
Pas këtij takimi Kryeministri Nano u shpreh :
Pata kënaqësinë të bisedoj me drejtuesin e Partisë aleate të demokratëve të së majtës italiane, një personalitet politik me eksperiencë qeveritare për shumë vite në Italinë fqinje dhe të riaktivizojmë dialogun politik në funksion të bashkëpunimit midis dy partive, dy vendeve tona dhe në planin e proceseve të integrimit rajonal dhe europian ku Italia duke pasur dhe Presidencën në BE aktualisht ka një rol të madh për të luajtur dhe natyrisht mund ta luajë dhe në nivelin e partive politike të rëndësishme që përfaqëson dhe z. Fassino
Z.Piero Fassino: Gjatë këtij takimi unë ritheksova impenjimin total të Italisë për vazhdimësinë e politikës së miqësisë dhe raporteve të ngushta mes Italisë dhe Shqipërisë .Kjo është një zgjedhje e Italisë për të ndihmuar Shqipërinë në zhvillimin, rritjen dhe integrimin e saj europian . Kjo ka qenë një zgjidhje e të gjitha qeverive italiane . Unë sot vij nga një parti e opoiztës por kur isha në qeveri jam marrë shumë me Ballkanin dhe Shqipërinë. Partitë e qendrës së majtë kanë punuar shumë që Shqipëria të integrohej në Europë dhe të bëhej një vend gjithnjë e më i fortë . Kjo është edhe një zgjedhje e qeverisë aktuale dhe në këtë pikë Qeveria dhe opozita në Itali konvergojnë plotësisht për të pasur . marrëdhënie me Shqipërinë gjithnjë e më solide dhe për të mbështetur dhe favorizuar me të gjitha mënyrat afrimin e Shqipërisë në Europë dhe integrimin e saj në institucionet euroatlantike
Në një të njëjtën kohë si forcë e së majtës demokratike italiane jemi të interesuar për të konsoliduar marrëdhëniet e ngushta me PSSH me të cilën që prej shumë vitesh vazhdon një bashkëpunim që duam ta intensifikojmë gjithnjë e më shumë.