Kryeministri dhe familja e tij u dhurojnë familjeve të minatorëve që kanë humbur jetën në minierën e Bulqizës dhurata me rastin e festes se fundvitit
Në emër të Kryeministrit Berisha, Këshilltari për Arsimin zoti Myqerem Tafaj vizitoi sot familjet e 6 minatorëve, të cilët kanë humbur jetën në minierën e Bulqizës. Zoti Tafaj u përcolli familjarëve të minatorëve të rënë përshëndetjet e përzemërta të Kryeministrit, urimet e tij për vitin e ri dhe i garantoi ata për vëmendjen dhe mbështetjen e përhershme të Kryeministrit për ta.
Familjeve të minatorëve të rënë ju dhanë edhe dhuratat e dërguara nga Kryeministri dhe familja e tij.