E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vendimet e miratuara në mbledhjen e Këshillit të Ministrave


Gjatë mbledhjes së sotme Këshilli i Ministrave shqyrtoi dhe miratoi vendimet dhe projektvendimet e mëposhtme:

P R O J E K T V E N D I M

PËR

SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE (OBJEKTE), QË PREKEN NGA NDËRTIMI I SEGMENTIT RRUGOR
RRËSHEN-KALIMASH


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve  5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”,  dhe të nenit 8, të ligjit nr.9464, datë 28.12.2005, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2006”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private (objekte), që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor Rrëshen-Kalimash.

2.  Shpronësimi të bëhet në favor të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve.

3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabelën, që i bashkëlidhet këtij vendimi,  për objektet, me vlerë të përgjithshme shpronësimi  296 577 544 (dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e dyzet e katër) lekë.


4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 697 000 (gjashtëqind e nëntëdhjetë e shtatë mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve.

5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, prej  296 577 544 (dyqind e nëntëdhjetë e gjashtë milionë e pesëqind e shtatëdhjetë e shtatë mijë e pesëqind e dyzet e katër) lekësh, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, “Fondi і shpronësimeve”, pranë Bankës së Shqipërisë.

6. Shpronësimi të fillojë më 15.1.2008 dhe të përfundojë më 15.2.2008.

7.   Pronarët e përmendur në listën, që і bashkëlidhet këtij vendimi, për të cilët është bërë shënimi “Në proces regjistrimi”, të kompensohen, për efekt shpronësimi, pasi të kenë paraqitur pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve dokumentacionin e plotë të pronësisë.

8.  Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të kryejë likuidimin e pronarëve, sipas dokumentacionit të pronësisë dhe planimetrive përkatëse që do t’і vihen në dispozicion nga zyra rajonale e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Mirditë, në përfundim të procesit të regjistrimit.
 
9. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Ministria e Financave, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe zyra rajonale e regjistrimit të pasurive të paluajtshme, Mirditë, për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

SALI BERISHA


P R O J E K T V E N D I M


PËR

MIRATIMIN, NË PARIM, TË MARRËVESHJES, NDËRMJET SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA), SI ADMINISTRATORE E FONDEVE GRANT, PËR FINANCIMIN E PROGRAMIT TË NGRITJES SË KAPACITETEVE DHE MBËSHTETJES PËR
ZBATIMIN E SISTEMIT TË PLANIFIKIMIT TË
INTEGRUAR NË SHQIPËRI (IPS)


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 5 e 7, të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Shqipërisë dhe Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA), si administratore e fondeve të grantit   TF 090843, për financimin e programit të ngritjes së kapaciteteve dhe mbështetjes për zbatimin e sistemit të planifikimit të integruar në Shqipëri (IPS), në masën  3 693 870 euro.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

P R O J E K T V E N D I M


PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.808, DATË 5.11.2004, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MBAJTJEN DHE MENAXHIMIN E REZERVËS SË SIGURISË PËR NAFTËN, GAZIN DHE NËNPRODUKTET E TYRE”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.8450, datë 24.2.1999, “Për përpunimin, transportimin dhe tregtimin e naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Paragrafi i parë, i shkronjës “b”, të pikës 3, të kreut I, të vendimit nr.808, datë 5.11.2004, të Këshillit të Ministrave, ndryshohet, si më poshtë vijon:

“Sasia e rezervës së sigurisë që do të depozitohet nga subjektet, të cilat kanë detyrimin për ta mbajtur këtë rezervë sigurie, është:

i) Jo më pak se 30 për qind në depozitat e vetë subjektit, të cilat janë të certifikuara teknikisht.
ii) Jo më shumë se 40 për qind në depozitat e certifikuara teknikisht të subjekteve, me të cilat subjekti, që ka detyrimin për të mbajtur rezervën e sigurisë, ka lidhur marrëveshje kontraktore.

Në rastin e marrëveshjeve kontraktore me subjektet e shitjes me pakicë të naftës, gazit dhe nënprodukteve të tyre, për furnizim ekskluziv, sasia e rezervës së sigurisë do të llogaritet për jo më shumë se dy subjekte të tregtimit me pakicë.

Rezervë sigurie për subjektin llogariten edhe sasitë e kontraktuara e të likuiduara, por jo më shumë se 30 për qind e sasisë së rezervës së sigurisë së llogaritur, të vërtetuar me kontratat e nënshkruara dhe faturat përkatëse, për likuidimin e sasive të kërkuara.”.

2. Ngarkohet Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


P R O J E K T V E N D I M

PËR

RISHPËRNDARJE  FONDI NGA MINISTRIA E EKONOMISË, TREGTISË DHE ENERGJETIKËS BASHKIMIT TË DHOMAVE TË TREGTISË DHE INDUSTRISË SË SHQIPËRISË


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 29, të ligjit nr.8379,      datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, dhe të nenit 21, të ligjit nr.9640, datë 9.11.2006, “Për dhomat e tregtisë dhe industrisë”,  me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I:

1. Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, nga buxheti i miratuar për vitin 2007, programi “Planifikim, menaxhim dhe administrim”, zëri “Transferta korente të brendshme”, t’i pakësohet fondi 35 000 000 (tridhjetë e pesë milionë) lekë.

2. Ky fond të transferohet në llogarinë e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë së Shqipërisë dhe të përdoret për organizimin, gjatë vitit 2008, të një forumi ndërkombëtar, për promovimin e investimeve të huaja në Shqipëri.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

P R O J E K T V E N D I M


PËR

DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN NR.108, DATË 11.2.2005, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR MËNYRËN E ORGANIZIMIT, TË FUNKSIONIMIT DHE PAGAT E PUNONJËSVE TË DREJTORISË SË PËRGJITHSHME TË PARANDALIMIT TË PASTRIMIT TË PARAVE”, TË NDRYSHUAR


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 7, të ligjit nr.8610, datë 17.5.2000, “Për parandalimin e pastrimit të parave”, dhe të nenit 5/1, të ligjit nr.8487, datë 13.5.1999, “Për kompetencat për caktimin e pagave të punës”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm dhe të ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Në vendimin nr.108, datë 11.2.2005, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, të bëhen këto ndryshime:

1. Lidhja nr.1, që përmendet në pikën 7, zëvendësohet me lidhjen me të njëjtin numër, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.

2. Pika 8 shfuqizohet.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

P R O J E K T V E N D I M


PËR


MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN ZALL-HERR, TË QARKUT TË TIRANËS

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të pikës 3, të nenit 8,  të      ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës   Zall-Herr, të qarkut të Tiranës, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 99 (nëntëdhjetë e nëntë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 574 (pesëqind e shtatëdhjetë e katër).

2. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA


P R O J E K T V E N D I M


PËR


MIRATIMIN E LISTËS SË INVENTARIT TË PRONAVE TË PALUAJTSHME SHTETËRORE NË KOMUNËN VËRTOP, TË QARKUT TË BERATIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe  të pikës 3, të nenit 8,  të ligjit nr.8743, datë 22.2.2001, “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

3. Miratimin e listës së inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, që janë në juridiksionin, territorial dhe administrativ, të komunës Vërtop, të qarkut të Beratit, sipas propozimit të paraqitur nga këshilli i kësaj komune.

Lista me 346 (treqind e dyzet e gjashtë) fletë, që i bashkëlidhet këtij vendimi, përfundon me numrin rendor 2 640 (dy mijë e gjashtëqind e dyzet).

4. Ndryshimet, që mund t’i bëhen listës gjatë periudhës së afishimit, të pasqyrohen në listën përfundimtare të pronave, e cila miratohet nga Këshilli i Ministrave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

P R O J E K T V E N D I M


PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE PËR KURIMIN E Z. HAZIS META


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27,  të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


1. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi  prej 8 500 000 (tetë milionë e pesëqind mijë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për kurimin e z. Hazis Meta.

2. Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

3. Pagesa të bëhet pas paraqitjes së faturave origjinale nga institucioni i kurimit.

4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë, Ministria e Financave dhe Aparati i Këshillit të Ministrave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I


SALI  BERISHA

P R O J E K T V E N D I M


PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE, PËR KURIMIN E ISH-DEKANIT TË FAKULTETIT TË MJEKËSISË, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS, PROF.DR. KRISTO PANO


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 8, të            ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


5. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 2 800 000 (dy milionë e tetëqind mijë) lekësh, për përballimin e shpenzimeve për kurimin e ish-dekanit të Fakultetit të Mjekësisë, në Universitetin e Tiranës, Prof.Dr. Kristo Pano.

6. Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

7. Pagesa të bëhet pas paraqitjes së faturave origjinale nga institucioni i kurimit.

8. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

P R O J E K T V E N D I M


PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR MINISTRINË E SHËNDETËSISË, PËR MBULIMIN E PJESSHËM TË SHPENZIMEVE, PËR KURIMIN E
ZNJ. ARMINDA GJONI, NË TURQI


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 21 e 27, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9645,      datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë, Këshilli i Ministrave


V E N D O S I :


9. Ministrisë së Shëndetësisë, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, zëri “Shpenzime operative”, t’i shtohet fondi prej 4 062 639 (katër milionë e gjashtëdhjetë e dy mijë e gjashtëqind e tridhjetë e nëntë) lekësh, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve për kurimin e znj. Arminda Gjoni, në klinikën e patologjisë, në spitalin “Acibadem Hastanesi”, në Turqi.

10. Ky fond të  përballohet nga fondi rezervë i Këshillit të Ministrave.

11. Pagesat të bëhen pas paraqitjes së faturave origjinale nga institucioni i kurimit.

12. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Financave për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


P R O J E K T V E N D I M

PËR


DHËNIE NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË KEI ROBERT KOÇIUT


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e një ndihme të menjëhershme financiare, në masën  500 000 (pesëqind mijë) lekë,  familjes së Kei Robert Koçiut.

2. Ky fond të përballohet nga buxheti i vitit 2007, grupi 25, titulli 10430,    kap 1, artikulli 606, “Transferta të brendshme”, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.


3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I


SALI BERISHA


P R O J E K T V E N D I M


PËR

DHËNIEN E NJË NDIHME FINANCIARE FAMILJES SË SHTETASIT SAMI DOGA


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Dhënien e një ndihme të menjëhershme financiare, në masën 1 000 000 (një milion) lekë,  familjes së shtetasit Sami Doga.

2. Ky fond të përballohet nga buxheti і vitit 2007, grupi 25, titulli 10 430, kap 1, artikulli 606, “Transferta të brendshme”, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

3. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA

P R O J E K T V E N D I M

PËR

DHËNIEN E NJË NDIHME FINANCIARE Z. KRISTAQ EKSARKO


Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

4. Dhënien e një ndihme të menjëhershme financiare, në masën 500 000 (pesëqind mijë) lekë, z. Kristaq Eksarko.

5. Ky fond të përballohet nga buxheti і vitit 2007, grupi 25, titulli 10 430, kap 1, artikulli 606, “Transferta të brendshme”, miratuar për Ministrinë e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.

6. Ngarkohen Ministria e Financave dhe Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


P R O J E K T V E N D I M


PËR

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2007, MIRATUAR PËR DREJTORINË E SHËRBIMEVE QEVERITARE,
PËR SHPËRBLIMIN E PUNONJËSVE  ME RASTIN
E FESTAVE TË FUNDVITIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 29, të ligjit nr.8379,     datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të ligjit nr.9645,                    datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, me propozimin e zëvendëskryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare, në buxhetin e miratuar për vitin 2007, zëri “Subvencion”, artikulli 603, t’i shtohet fondi prej 6 000 000 (gjashtë milionë) lekësh, për shpërblimin e punonjësve me rastin e festave të fundvitit.

2. Ky fond të përballohet nga buxheti i vitit 2007, zëri “Shpenzime operative”, artikulli 602,  miratuar për Grupin Mbikëqyrës.

3. Ngarkohen Kryeministria, Ministria e Financave dhe Drejtoria e Shërbimeve Qeveritare për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E RREGULLAVE TEKNIKE “PËR PËRCAKTIMIN E KËRKESAVE THELBËSORE DHE VLERËSIMIN E KONFORMITETIT TË ENËVE TË THJESHTA NËN PRESION”

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 8, të ligjit nr.9779, datë 16.7.2007, “Për sigurinë e përgjithshme, kërkesat thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të produkteve joushqimore”, me propozimin e ministrit të  Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Miratimin e rregullave teknike “Për përcaktimin e kërkesave thelbësore dhe vlerësimin e konformitetit të enëve të thjeshta nën presion”, sipas tekstit, që і bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
 

K R Y E M I N I S T R I


V E N D I M

PËR

NJË NDRYSHIM NË VENDIMIN NR.663, DATË 18.1.2007, TË KËSHILLIT TË MINISTRAVE, “PËR RISHPËRNDARJEN E FONDIT TË KONTIGJENCËS, TË PARASHIKUAR NË BUXHETIN E SHTETIT, TË VITIT 2007”, TË NDRYSHUAR

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 21, të ligjit nr.8379, datë 29.7.1998, “Për hartimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit të Republikës së Shqipërisë, të nenit 12, të ligjit nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2007”, të ndryshuar, dhe të aktit normativ nr.2, datë 19.12.2007 , “Për disa ndryshime në ligjin nr.9645, datë 27.11.2006, “Për buxhetin e shtetit të vitit 2007”, të ndryshuar”,  me propozimin e ministrit të Financave, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

Nënndarja “ii”, e shkronjës “a”, të pikës 1, të vendimit nr.663, datë 18.1.2007, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, ndryshohet, si më poshtë vijon:
“ii)  800 000 000 (tetëqind milionë) lekë shtohen si grant konkurrues për njësitë e qeverisjes vendore, për investime në infrastrukturë.”.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.


K R Y E M І N I ST R І

SALI BERISHA


MINISTRI I FINANCAVE

     RIDVAN BODE

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›