Korcë, kapet me hashash gardiani i burgut të Sigurisë së Lartë
KORCE-Gardiani i Burgut të Sigurisë së Lartë në Drenovë të Korcës, Denis Ismailiani është kapur paraditen e sotme në flagrancë me 10 gramë lëndë narkotike të llojit kanabis sativa. 24-vjecari Ismailiani punonte prej disa muajsh në burgun e Drenovës, në pozicionin e gardianit. Kapja është bërë në momentin e marrjes së turnit.
Pas shoqërimit të tij, policia po heton në dy pista, atë të përdorimit vetjak të drogës nga 24 vjecari ose shitjen e saj për personat të cilët ndodhen në këtë burg. Pak muaj më parë, në të njëjtin burg, u morën masa për 3 policë të këtij burgu, të cilët po ashtu u kapën në flagrancë me drogë.
(d.b/News24/BalkanWeb)