Greva e doganiereve greke, doganat mbyllen per 3 dite
TIRANE- Administrata doganore e shtetit grek i rikthehet grevës duke bërë që vendkalimet kufitare drejt Greqisë të bllokohen përsëri. Që prej orës 6 të mëngjesit të sotëm deri të premten në mëngjes, kufiri do të jetë i mbyllur për shkak të grevës së shërbimeve doganiere greke.
Përgjatë 3 ditëve nuk do të kryhet asnjë procedurë deklarimi të mallrave për subjektet private, në të tria pikat kufitare me Greqinë. Nga ky vendim janë të prekur edhe kalimtarë, që kalojnë në kufi si pasagjerë, ndërsa nuk do te ndalohen këmbësorët. Në njoftimin e palës greke thuhet se, "në datën 16.3.2010 do të zhvillohet një greve disa ditore në të gjitha pikat doganore të rajonit të Greqisë Veriperëndimore, duke ndërprerë punën prej orës 06.00 te mengjesit te sotem deri ne oren 6 te mengjesit te dites se premte. ".
Nisur nga kjo situatë, administrata doganore shqiptare u bën thirrje të gjitha subjekteve tregtare dhe qytetarëve që të marrin në konsideratë faktin se në doganat kryesore të këtij rajoni, kufi me Shqipërinë, Kakavijë, Kapshticë dhe 3-Urat, doganierët e palës greke nuk do të kryejnë asnjë veprim në datat dhe orarin e sipërpërmendur. Një grevë e tillë është kryer edhe në ditët e mëparshme. Greva ka shkaktuar pasditen e djeshme radhë të gjata në Kapshticë dhe Kakavijë.
(s.g/BalkanWeb)