Topi dekoron personalitetet e Kosovës

Presidenti Topi dekoron personalitete të shquara nga Kosova
Presidenti Bamir Topi ka dekoruar personalitetet me të shquara nga Kosova për kontributin e dhënë. Dekorimi përkon edhe më përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit dhe me 100-vjetorin e shtetit shqiptar. Presidenti Topi ka dekoruar Adem Jasharin (pas vdekjes) me Urdhrin e Flamurit Kombëtar, për heroizmin për mbrojtjen e çështjes kombëtare. Adem Demaçi u dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Gjithashtu, Topi dekoroi me Medaljen e Artë të Shqiponjës Ramiz Cernicës (Pas vdekjes) për kontributin e dhënë në luftën e Kosovës.
Gjatë viteve të mia në funksionin e nderuar të kryetarit të shtetit shqiptar kam pasur fatin dhe rastin të nderoj shumë personalitete të shquara shqiptare për kontributet e tyre jetësore. Unë sot ndihem krenar që në emër të shtetit shqiptar nderoj me dekoratën më të lartë Adem Jasharin, heroin legjendar të luftës për çlirimin e Kosovës. Unë gjithashtu ndihem krenar që kam rastin të nderoj heronjtë e tjerë të Kosovës së re: Fehmi Lladrovcin dhe bashkëshorten e tij Xhevën; Ukshin Hotin dhe Afrim Zhitinë, si dhe emra të tjerë të shquar deri tek mjeshtrit e pavdekshëm të fjalës dhe zërit, Sulejman Krasniqi dhe Dervish Shaqa, por më lejoni të veçoj në nderimin e sotëm një emër simbol qëndrese dhe disidence, një intelektual atdhetar dhe qytetar, shkrimtarin dhe veprimtarin e të drejtave të njeriut, Mandelën e Lirisë dhe heroin e gjallë të Kosovës, Adem Demaçin,- u shpreh Topi.