V E N D I M PËR SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS VUNO-METOQ
V E N D I M
PËR
SHPRONËSIMIN, PËR INTERES PUBLIK, TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME, PRONË PRIVATE, QË PREKEN NGA NDËRTIMI I RRUGËS VUNO-METOQ
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5, pika 1, 20 e 21, të ligjit nr.8561, datë 22.12.1999, “Për shpronësimet dhe marrjen në përdorim të përkohshëm të pasurisë, pronë private, për interes publik”, dhe të nenit 8, të ligjit nr.9836, datë 26.11.2007, “Për buxhetin e shtetit, të vitit 2008”, t¸ ndryshuar, me propozimin e ministrit të Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i rrugës Vuno-Metoq.
2. Shpronësimi te bëhet në favor të Drejtorise se Pergjithshme te Rrugeve.
3. Pronarët e pasurive të paluajtshme, që shpronësohen, të kompensohen në vlerë të plotë, sipas masës përkatëse të kompensimit, që paraqitet në tabel¸n, q¸ i bashk¸lidhet k¸tij vendimi, për sipërfaqen 4 653 (katër mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë e tre) m2, tokë/arë, me vlerë 2 107 343 (dy milionë e njëqind e shtatë mijë e treqind e dyzet e tre) lekë, për sipërfaqen 267 (dyqind e gjashtëdhjetë e shtatë) m2, tokë/truall, me vlerë 418 442 (katërqind e tetëmbëdhjetë mijë e katërqind e dyzet e dy) lekë, për kultura, dru frutorë, me vlerë 576 982 (pesëqind e shtatëdhjetë e gjashtë mijë e nëntëqind e tetëdhjetë e dy) lekë, për objekte, me vlerë 1 380 464 (një milion e treqind e tetëdhjetë mijë e katërqind e gjashtëdhjetë e katër) lekë, me një vlerë të përgjithshme shpronësimi 4 483 231 (katër milionë e katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e dyqind e tridhjetë e një) lekë.
4. Shpenzimet procedurale, në vlerën 1 104 000 (një milion e njëqind e katër mijë) lekë, të përballohen nga Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve.
5. Vlera e përgjithshme e shpronësimit, 4 483 231 (katër milionë e katërqind e tetëdhjetë e tre mijë e dyqind e tridhjetë e një) lekë, të përballohet nga llogaria e veçantë e Ministrisë së Financave, në Bankën e Shqipërisë, “Fondi i shpronësimeve”.
6. Shpronësimi të fillojë më 1.10.2009 dhe të përfundojë më 1.1.2010.
7. Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve të bëjë likuidimin e pronarëve brenda afatit të parashikuar në pikën 6, të këtij vendimi.
8. Ngarkohen Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe Drejtoria e P¸rgjithshme e Rrug¸ve për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA
30/09/2009