Socialistët ankimojnë ligjin e spiunëve në Gjykatën Kushtetuese, ligji shkel 28 nene të Kushtetutës

>Xhafaj: Ligji i dosjeve do të sjellë pasoja politike dhe sociale
Ashtu siç kishte paralajmëruar, Partia Socialiste ka depozituar dje në Gjykatën Kushtetuese ankimin e ligjit të dosjeve. Ankimimi u dorëzua në emër të opozitës nga deputeti i PS, Fatmir Xhafaj. Sipas tij, ligji i dosjeve do të sjellë jo vetëm pasoja politike, por edhe sociale. Xhafaj duke e quajtur ligjin antikushtetues u shpreh se shkelen 28 nenet e Kushtetutës. Detyrimi për ta gjykuar, u shpreh Xhafaj buron nga vet Kushtetuta, nga vet ligji organik i Gjykatës Kushtetuese, por është edhe në precedentët e Gjykatës Kushtetuese. Ka të paktën 2 raste, kur Gjykata Kushtetuese para vitit 1997, ka shqyrtuar pikërisht ligje të kësaj natyre. Ka dy praktika, të cilat ne i kemi cituar konkretisht edhe në ankimin që kemi bërë. Gjithashtu, Xhafaj theksoi se ne kemi kërkuar që të thirren si subjekte të interesuara, krahas qeverisë që është iniciatorja, Kuvendit që e ka nxjerrë ligjin, Presidenti i Republikës, Këshilli i Lartë i Drejtësisë, Gjykata e Lartë, Prokuroria e Përgjithshme, Avokati i Popullit dhe subjektet që preken nga ky ligj. Rreth 35 deputetë të PS dhe PSD kërkojnë nga Gjykata Kushtetuese pezullimin e ligjit të pastrimit të figurës të funksionarëve të administratës së lartë publike dhe të të zgjedhurve të miratuar pak kohë më parë nga mazhoranca në Kuvend. Në ankesën që u dërgua dje në Gjykatën Kushtetuese fillimisht kërkohet shpallja si i papajtueshëm me kushtetutën dhe ligjin. Në një material të gjatë prej 25 faqesh, ekspertët ligjor të PS kanë evidentuar 28 shkeljet të ligjit që u kundërshtuan fort edhe nga aktorë të shoqërisë civile brenda vendit, por edhe nga SHBA-ja, BE-ja, KE-ja. Në kërkesën e tyre socialistët kundërshtojnë ato pika ku flitet për ndërprerjen e mandatit të zyrtarëve të lartë që nga Presidenti i Republikës, deputetët, gjyqtarët, prokurorët ku verifikohet se ata kanë qenë ish-bashkëpunëtorë të regjimit të kaluar. Që në fillim të kërkesës drejtuar Gjykatës Kushtetuese ekspertët ligjorë të PS shprehen se procesi i lustrimit ose i pastrimit është një nga mjetet e përdorura nga shoqëritë komuniste për të kaluarën e tyre duke njohur identitetin e tyre nëpërmjet një procesi historik, i cili është një element i transparencës të hapësirës publike dhe një kusht moral për vetëdijen e shëndoshë publike me qëllim për të mbrojtur demokracinë nga reminishencat e totalitarizmit. Duke vazhduar me idenë e tyre ekspertët ligjorë të PS thonë se ligji për kontrollin e figurave të gjyqtarëve dhe personave të tjerë q렠 lidhen me mbrojtjen e demokracisë një nga ligjet bazë të procesit të lustrimit, i cili në vetvete është një proces i përkohshëm dhe i ka shteruar efekti në datë 31 dhjetor 2001. Kjo rihapje e procesit të lustrimit nga mazhoranca në 6 muajt e fundit të mandatit të saj nuk është gjë tjetër, veçse një mjet i ulët i saj për të sulmuar kundërshtarët e tij politik, për të seleksionuar kandidatët në zgjedhje dhe për të goditur institucionet në përgjithësi, veçanërisht të drejtësisë. Ndërkohë që eksponentë të lartë të saj dhe familjarë të tyre ndodhen nën akuza të rënda për korrupsion dhe shpërdorim detyre,- thuhet në kërkesën e PS. Sipas tyre do të ishte e justifikuar mazhoranca, nëse këtë proces e niste menjëherë pasi erdhi në pushtet, por tashmë kjo nuk është gjë tjetër veçse gjueti shtrigash. Lustrimi si aspiratë demokratike nuk funksion me shikim mbrapa, por një larje hesapesh, përndryshe ai nuk do të ishte gjë tjetër veçse i njëjti proces, për të cilën akuzohen individët e përmendur në nenin 4 të ligjit, por për një kohë të mëvonshme,- thuhet në material. Ligji shkel gjithashtu, sipas PS parimin themelor të së drejtës se nuk ka dënim kolektiv. Socialistët kundërshtojnë edhe përbërjen e komisionit ose autoritetin që do të merret me verifikim e figurave, pasi ai nuk garanton pavarësi politike duke pasur parasysh faktin e pasojave që mund të sjellë zbatimi i këtij ligji, rënien e shtetit në raste dorëheqjesh, moskualifikim e pozicioneve të emëruara apo të zgjedhura si dhe pamundësi për të kandiduar është e domosdoshme pezullimi i tij- thuhet në fund të kërkesës. Gjithashtu, deputeti i PS, Xhafaj ka kërkuar nga mazhoranca që Partia Socialiste të kryesojë komisionin Ad Hoc për zgjedhjet. Në emët të PS Xhafaj është shprehur i vendosur se nuk do të pranojë një komision parlamentar me dy kryetar ashtu siç është propozuar nga mazhoranca në pushtet. Qeveria administron procesin e zgjedhjeve dhe ne duhet të kryesojmë komisionin- theksoi Xhafaj. Nëse mazhoranca nuk do ta pranojë propozimin tonë, mund ta drejtojë vet mazhoranca, se është në të drejtën e saj për të vendosur, por nuk është korrekte, pasi ky shqetësim që ne kemi dhe vazhdojmë të kemi lidhur me procesin zgjedhor dhe në mënyrë të veçantë me disa elementë të rëndësishëm të infrastrukturës zgjedhore për të cilat kemi ngritur hije dyshimi është një shkak më shumë për të qenë akoma më shumë të shqetësuar,- tha Xhafaj.
Ankimimi
Partia Socialiste në kërkesën e saj drejtuar Gjykatës Kushtetuese shprehet se ky ligj cenon rëndë parimet e kushtetutshmërisë të ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve, të funksionimit të shtetit të së drejtës, të pavarësisë së gjyqësorit dhe të patundshmërisë së gjyqtarit, si edhe disa nga të drejtat dhe liri kushtetuese themelore. Disa nga 28 dispozitat antikushtetuese të ligjit në fjalë në krahasim me Kushtetutën e vendit. Për sa i përket nenit 3 të ligjit në shqyrtim, parashikohet se ndërprerja e mandatit të Presidentit të Republikës pas verifikimit të figurës së tij bie në kundërshtim me nenin 90 të Kushtetutës, ku e cila thotë se shkarkimi i Presidentit mund të bëhet nga jo më pak se një e katërta e anëtarëve të Kuvendit dhe duhet të mbështetet nga jo më pak se dy të tretat e të gjithë anëtarëve të tij dhe akoma më tej, se vendimi i Kuvendit i dërgohet Gjykatës Kushtetuese, e cila, kur vërteton fajësinë e Presidentit të Republikës, deklaron shkarkimin e tij nga detyra. Gjithashtu, thuhet në ankimim se neni 3 dhe 4 për ndërprerjen e mandatit të deputetit bie në kundërshtim me nenin 71 të Kushtetutës. Ndërprerja e mandatit të deputetit, sipas animimit bëhet në raste të tjera si psh; kur nuk bën betimin apo kur mungon 6 muaj në Kuvend pa arsye. Në ankimim vijohet se shkarkimi i kryetarëve të komunave dhe bashkive bie ndesh me rregullimin e nenit 109, pika 1 dhe nenin 115 të Kushtetutës. Kryetarët shkarkohen me arsye të tjera ku një ndër të cilat parashikohet në Kushtetutë është se: organi i shpërndarë ose i shkarkuar mund të ankohet në Gjykatën Kushtetuese brenda 15 ditëve, dhe në këtë rast vendimi i Këshillit të Ministrave pezullohet. I njëjti arsyetim vlen edhe për anëtarët e Gjykatës së Lartë, për gjyqtarët e apeleve dhe të gjykatave të rretheve gjyqësore. Kryetari dhe anëtarët e Gjykatës së Lartë qëndrojnë në detyrë për 9 vjet pa të drejtë riemërimi. Për sa i përket prokurorëve, në përputhje me parashikimet e nenit 149 të Kushtetutës emërohen dhe shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm. Antikushtetutshmëria e dispozitave të ligjit në shqyrtim reflektohet edhe për të gjithë ato funksione që përfshihen në parashikimet e nenit 3 dhe 4 të tij dhe që gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Gjithashtu, sipas ankimimit, në nenin 4 të ligjit të dosjeve në shqyrtim thuhet se nuk do marrin pjesë në Autoritetin e Kontrollit të Figurave persona në papajtueshmëri me funksionet është i padrejtë, sepse sipas Kushtetutës e drejta përbën bazën e veprimtarisë së shtetit.