E Diel, 1 Nëntor 2026

Përnaska: Çështja Biberaj nuk krijoi konfuzion në Këshillin e Europës

>Kandidatja për kreun e Tiranës ka mbështetjen e strukturave të  PD
E sapo kthyer nga përfaqësimi i vendit tonë në asamblenë e KE, anëtarja e këtij delegacioni dhe njëherësh deputete mazhorancës drejtuese, Lajla Përnaska, jep detaje mbi zhvillimet e punimeve të sesionit të janarit në Strasburg. Në një intervistë për gazetën SOT, ajo ka sqaruar se delegacioni shqiptar nuk ka pasur në asnjë moment ngrirje të kredencialeve të Shqipërisë. Sipas saj, Asambleja mbështeti në unanimitet ndryshimet në delegacionin shqiptar, ndërkaq kompetenca dhe autoriteti ynë nuk u cenua për asnjë çast. Në lidhje më kandidimin e saj për PD e Tiranës, ajo deklaron se zgjedhja nuk ka qenë krejtësisht personale, por një vullnet i përbashkët i partisë të cilës i përket.

Znj. Përnaska, sapo jeni kthyer nga Strazburgu. Cilat janë përshtypjet tuaja për punën e bërë atje nga delegacioni shqiptar?
Sesioni parlamentar i Janarit nisi me një axhendë intensive pune të Asamblesë Parlamentare. Kjo, për faktin se në këtë sesion të fillimvitit, bëhen zgjedhjet dhe rikompozimi i të gjitha strukturave të asamblesë, duke filluar nga Presidenti, zv/presidentët, si dhe komitetet e asamblesë. Delegacioni shqiptar, i cili vendos me të drejta të plota në këtë institucion të rëndësishëm që prej vitit 1995 tashmë, ishte përgatitur seriozisht për të ndjekur axhendën e punës së përgatitur. Ne ishim të përfshirë në punën me komisione, në seancë plenare, si dhe në grupet politike. Sezoni ishte mjaft interesant, sepse u prezantuan çështje të rëndësishme dhe u debatua mbi to në asamble. U prezantua  çështja e raportimit për Armeninë, rekomandimet e përgatitura mbi Rregullimin e shërbimeve mediatike audiovizive, si dhe bashkëpunimi me Gjykatën Ndërkombëtare të krimeve. Të tjera çështje që u ndoqën me mjaft interes nga shumica e anëtarëve të asamblesë ishte edhe Zbatimi i rezolutës mbi pasojat e luftës ndërmjet Gjeorgjisë dhe Rusisë, situata në Gaza, si dhe pasojat e krizës globale financiare, që sigurisht përbën një nga shqetësimet kryesore jo vetëm të asamblesë parlamentare të KE-së, por edhe në nivel global tashmë. Nuk mund të anashkalohen as tema të tjera si Demokracia elektronike, Feminicidet, si dhe çështje të shëndetësisë e mjedisit. Pra siç mund edhe të konstatohet, axhenda ishte mjaft e pasur.
 Si u prit çështja Biberaj. A janë të vërteta të gjitha ato që u përfolën, që kishin të bënin me ngrirjen e kredencialeve të delegacionit shqiptar dhe me dëmtimin e imazhit të vendit në këto momente të rëndësishme integruese?
Së pari duhet theksuar se, Asambleja Parlamentare, nuk merret fare me emërimet e delegacioneve dhe përbërjen e tyre. Kjo është tërësisht në vendimmarrjen e parlamenteve kombëtare të çdo shteti anëtar të KE-së (aktualisht janë 47 të tillë). Sipas procedurës sonë parlamentare, këtë kompetencë e ka Kryetarja e Kuvendit, e cila këtë kompozim e bën në konsultim të drejtpërdrejtë me kryetarët e grupeve parlamentare (jo me deputetë të veçantë), duke synuar të ruajë dy parime kryesore: një përfaqësim në proporcionalitetin e grupeve politike dhe një proporcionalit të përfaqësisë gjinore. Kjo procedurë , siç u provua edhe nga Komisioni i Rregullores dhe Procedurave te KE-së, është respektuar plotësisht, pasi mori në shqyrtim kontestimin për përbërjen e delegacionit shqiptar, në seancën e ditës së hënë. Është për të ardhur keq, që me një cinizëm që kalon kufijtë e një logjike të shëndoshë, u lançua si një lajm për ngrirje kredencialesh të delegacionit. Në faqe të ndryshme gazetash, sipas Agjencive të ndryshme, u përdor dhe termi pezullim i delegacionit, apo bllokim, e me radhë. U desh edhe prononcimi i  zotit J. Greenëay, Kryetar i Komisionit të rregullores dhe procedurave të KE-së, që të ndihmonte qartësimin e situatës dhe konfirmimin se gjerat qëndronin krejt ndryshe. Kjo rrokopujë dizinformuese, mund të ketë  çorientuar për disa momente opinionin publik shqiptar, dhe kjo të bën të ndihesh vërtet keq. Kam qenë pjesë e institucionit të rëndësishëm të Këshillit të Europës, që nga prilli 1998. Asokohe, me statusin e OJQ-ve të akredituara pranë këtij institucioni. Kam ndjekur nga afër të gjitha zhvillimet në vite, më së pari për çështje të Shqipërisë dhe Kosovës. Edhe gjatë këtij mandati parlamentar, jam përpjekur të përmbush detyrën time me seriozitet dhe përgjegjësi. Por  është hera e parë që gatuhet nje çorbë e tillë, konkretisht nga përfaqësuesi i PS-së në delegacion, shprehje e një politike sa të vjetruar, aq dhe të dalë boje. Sigurisht një përpjekje e tillë dështoi. Asambleja mbështeti në unanimitet ndryshimet në delegacionin shqiptar, ndërkaq kompetenca dhe autoriteti ynë nuk u cenua për asnjë çast.
Mendoni se përplasjet e fundit politike brenda së djathtës kanë gjeneruar krize në marrëdhëniet ndërinstitucionale të mazhorancës në pushtet?
Unë personalisht e kam ndjekur nga afër politikën në tërësi dhe partinë demokratike në veçanti, që prej vitesh tashmë. Ndonëse ka një përpjekje permanente nga selitë rozë për të amplifikuar një pseudokrizë, unë gjykoj se kjo mbetet thjesht në inspirimin dhe dëshirën e së majtës. PD dhe aleatët e saj në qeverisje janë të angazhuar më shumë se kurrë në përmbushjen e reformave kyçe për vendin. Kujtoj se jemi pranë hyrjes në NATO, në marrjen e një statusi të ri në integrimin në BE dhe kemi përpara një gurë prove mjaft të rëndësishëm, organizimin me standarde bashkëkohore dhe me sukses të plotë të zgjedhjeve të  28 qershorit .

 A vazhdon të ketë besimin e duhur faktori ndërkombëtar pas ngjarjeve të fundit dhe si e shohin situatën ato?
Duke qenë edhe personalisht përfaqësuese  në institucionet ndërkombëtare, mund të konfirmoj se nuk ka asnjë dyshim në besimin që ndërkombëtarët kanë tek ne dhe kjo bazuar më së pari në arritje konkrete, në progresin e dukshëm që kemi bërë me procesin  dhe ecurinë e reformave tona madhore. Shqipëria tashmë është konsoliduar si një faktor stabilizimi dhe sigurie në rajon, dhe po ecën me hapa të sigurta si anëtare e denjë e familjes së fuqishme euroatlantike.

Keni hedhur kandidaturën për PD e Tiranës, dhe bashkë me ju edhe shumë figura të tjera të rëndësishme të mazhorancës. Cila është ambicia juaj në këtë kandidim?
Në bindjen time të djathtë që në gen, kam mbështetur familjarisht PD që në themelimin e saj. Kam kontribuar dhe në struktura të ndryshme brenda saj. Mua gara me pelqen, dhe për më tepër që  brenda PD ka një standard të ri tashmë. Përfshirja ime në garë, nuk është një vendimmarrje thjesht personale, por më së pari, shprehje e vullnetit të strukturave të PD-së. Edhe një herë unë përcjell falenderimet e mia të sinqerta, ndaj të gjithë  mbështetësve të mi, për vlerësimin që i bëjnë punës dhe kontributit tim politik, dhe ligjvënës, status, që gjithashtu  e kam fituar  nga mbështetja e fuqishme e tyre dhe e mjaft votuesve të tjerë. Nga ana ime jam përpjekur vazhdimisht të përmbush detyrën time si politike ashtu dhe ligjvënëse. Besoj se aktivistët e bazës janë mjaft të ndjeshëm ndaj kontributeve dhe marrëdhënies së drejtpërdrejtë me ta, dhe unë vazhdimisht kam ruajtur dhe ruaj një komunikim intensiv me njerëzit. Unë do ti përgjigjem këtij vullneti të anëtarësisë të PD në të gjitha nivelet  vendimmarrëse të saj. Gara është bërë mjaft interesante, duke pasur figura dinjitoze të përfshira në të tashmë.
Çfarë komenti keni për zgjedhjet parlamentare të pranverës? Cilat janë disa nga premtimet dhe arritjet e këtij mandate dhe a do të jetë e djathta që do të drejtojë edhe një mandat tjetër?
 
Unë besoj se gjatë qeverisjes sonë kemi përmbushur pjesë madhore të platformës sonë elektorale. PD është forca politike që e anëtarësoi Shqipërinë në institucionet e para europiane e ndërkombëtare. Kujtoj se u bëmë anëtare të Këshillit të Europës që në vitin 1995, nën qeverisjen e PD. Është përsëri kjo force politike, që së bashku me aleatët e saj, po e drejtojnë vendin në procesin e anëtarësimit në NATO. Gjithashtu, procesi i integrimit në BE, përmbyllja e fazës së ratifikimit të MSA-së, aplikimi për statusin kandidat, procesi i liberalizimit të vizave, bashkë me reformat fiskale, zhvillimet

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›