E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama i ftuar në Iniciativën Globale Klinton

Kryeministri i zgjedhur Edi Rama është ftuar të marrë pjesë në konferencën Iniciativa Globale Klinton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në këtë aktivitet, kreu i Partisë Socialiste është ftuar nga Presidenti Klinton.

Konferenca Iniciativa Globale Klinton pritet të zhvillohet në New York në datat 23-25 shtator.

Në këtë muaj pritet të formohet edhe qeveria e re, e rezultuar fituese nga zgjedhjet parlamentare të 23 qershorit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›