PD: Zgjedhjet për kreun e ri në 22 Korrik
Partia Demokratike me anë të një njoftimi për mediat për proçesin e zgjedhjes së kryetarit të saj, ka bërë të ditur se këto zgjedhje do të zhvillohen në Datën 22 Korrik.
Zgjedhjet për Kryetarin e Partisë Demokratike të Shqipërisë bëhen më datë 22 Korrik, ditën e Hënë, nga ora 08.00 deri në orën 19.00.
Vendvotimet janë përcaktuar dhe anëtarësia informohet pranë çdo dege të Partisë Demokratike në rrethe , apo çdo grup-seksioni në Tiranë.
Këshilli Kombëtar dhe Deputetët me banim në Tiranë, votojnë në qendrën e votimit, në selinë e Partisë Demokratike.
Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale, thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.