E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri izraelit Netanjahu fillon vizitën në Uashington

Një ndihmës i Kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu tha se gjatë bisedimeve që do të ketë të hënën me Presidentin Barak Obama, zoti Netanyahu do të përqendrohet te çështja e moslejimit të Iranit për të patur armë bërthamore.

Këshilltari i Sigurimit Kombëtar izraelit, Uzi Arad tha se Izraeli është i shqetësuar rreth përparimit që po bën Irani në aspektin e aftësive të tij ushtarake bërthamore.

Zoti Netanyahu arriti në Uashington të dielën në mëngjes. Pritet që ai dhe zoti Obama të diskoutojnë gjithashtu mbi perspektivat për paqe mes Izraelit dhe fqinjëve të tij arabë.

Zoti Netanyahu ka thënë se bisedimet e ardhëshme izraelito-palestineze të paqes duhet të përqendrohen në çështjet ekonomike dhe të sigurisë se sa në atë të krijimit të një shteti palestinez. Ai nuk ka shprehur mbështetje për idenë e një shteti palestinez.

Zoti Obama ka thënë se zgjidhja me dy shtete e konfliktit izraelito-palestinez është me rëndësi qendrore në objektivin e tij për një paqe të përgjithshme në Lindjen e Mesme.

Një zëdhënës izraelit tha se zoti Netanyahu ka besim se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara mund të gjejnë një emërues të përbashkët. //ii
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›