E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet e 28 qershorit, dy partitë e mëdha përfitojnë 50 % të fondeve publike për fushatën

Vendimi më i fundit i Komisionit Qendror Zgjedhor

TIRANE - Partia Demokratike dhe Partia Socialiste, dy partitë më të mëdha në vend, do të përfitojnë 50 për qind të fondit publik prej 65 milion lekësh në fushatën elektorale për zgjedhjet e 28 qershorit, sipas vendimit të miratuar tre ditë më parë në Kuvend.
Ndërkohë referuar kodit zgjedhor, gjysma e këtij fondi, (në këtë rast 32.5 milionë lekë) shpërndahet mbi bazën e mandateve parlamentare, që do të thotë se pjesa më e madhe e kësaj shume i takon të përfitohet nga PD dhe PS.
Pas kësaj procedure detyruese, KQZ-së i lind e drejta të realizojë shpërndarjen e fondit të akorduar tashmë. Mbi bazën e nenit 87 të Kodit, pjesën më të madhe të shumës e marrin partitë parlamentare.
Sasia e fondeve publike që i shpërndahet secilit prej subjekteve zgjedhore caktohet me vendim të KQZ-së, sipas rregullave të mëposhtme: a) 50% e shumës ndahet ndërmjet partive politike të regjistruara si subjekte zgjedhore dhe që kanë mandate në Kuvend, e përcaktuar kjo sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pararendëse. Kjo shumë u jepet këtyre partive politike nga KQZ-ja jo më vonë se 5 ditë pas regjistrimit të tyre si subjekt zgjedhor dhe paraqitjes së listës shumë emërore për çdo zonë zgjedhore. Shuma shpërndahet mbi bazën e numrit të mandateve të fituara në zgjedhjet për Kuvendin, thuhet në pikën 2 të nenit 87. Ndërsa në pikën b të po këtij neni sanksionohet se “50 për qind e shumës së përgjithshme ndahet midis partive politike të regjistruara si subjekt zgjedhor dhe që në zgjedhjet pararendëse për Kuvendin kanë marrë jo më pak se 2 vende në Kuvend, në raport me votat e marra prej tyre në shkallë kombëtare, sipas vendimit të KQZ-së për shpalljen e rezultatit përfundimtar të zgjedhjeve pararendëse”.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›