E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryeministri japonez mbron dënimin me vdekje

“Nuk ka asnjë plan për ta hequr dënimin me vdekje” tha Noda, i cituar nga agjencia e lajmeve “Kyodo”.

Ekzekutimet e së enjtes ishin të parat në Japoni që prej vitit 2010.

Japonia është një nga pak vendet e industrializuara që vazhdon të aplikojë dënimin me vdekje, zakonisht për personat që kryejnë vrasje të shumta.

“Duke marrë në konsideratë që numri i krimeve monstruoze nuk ka rënë, e shikoj të vështirë heqjen e dënimit me vdekje”, tha Noda, duke kujtuar gjithashtu se sipas një sondazhi të vitit 2009, 85.6 % e popullsisë së vendit është pro një dënimi të tillë.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-03-31 11:48
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›