Kryeministrit Fatos Nano i është akorduar titulli i nderit "Doktor Honoris Causa" në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit. Ky titull i lartë i është dhënë Kryeministrit S
Kryeministrit Fatos Nano i është akorduar titulli i nderit "Doktor Honoris Causa" në fushën e Ekonomisë dhe Teknikës së Komunikimit.
Ky titull i lartë i është dhënë Kryeministrit Shqiptar Fatos Nano nga Universiteti Ndërkombëtar i të Drejtës në Milano (Senati Akademik i Fakultetit të Shkencave Menaxhuese të Institutit të Lartë të Financave dhe Organizimit të Sipërmarrjes).
Titulli i nderit, Kryeministrit Fatos Nano i është dhënë me motivacionin: "Për një karrierë të merituar, brilante profesionale e menaxhuese, dhe për mbështetjen e vlefshme të dhënë për rritjen e sistemit ekonomik dhe të organizmave në të cilat ju keni dhënë kontribute deri në arritjen e detyrave drejtuese në nivelet më të larta".
Së afërmi autoritetet e universitetit do të organizojne në Romë ceremoninë solemne për dorezimin e titullit "Doktor Honoris Causa" kryeministrit Fatos Nano.
"Doktor Honoris Causa" është marrë më parë edhe nga personalitete të larta italiane dhe ndërkombëtare.