Sheshi "Xhorxh Bush", aty ku qytetarët sfidojnë Parlamentin
Sheshi me emrin e Presidentit në largim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorxh Bush, sipas të gjitha gjasave do të quhet si "sheshi i grevës". 70 orë të ngujuar, pa ngrënë, për 10 deputetët e Kuvendit dhe pothuajse 70 orë protestë-maratonë përballë Parlamentit në rrugën "Xhorxh Bush", duket se do të thyejnë çdo rekord për të fituar betejën për votën e lirë. Hyn në ditën e pestë greva e urisë së 10 deputetëve të LSI, PDK, PS91 dhe protesta e simpatizantëve të tyre. Në 18 vite demokraci kemi parë studentë apo minatorë, por asnjëherë deputetë që të futen në grevë urie. Solidarizimi i qytetarëve ka mbledhur përballë Parlamentit për katër ditë rresht simpatizantë të LSI, PDK dhe PS91. Prej pasdites së 10 nëntorit, rruga "Xhorxh Bush" është kthyer në rrugën më të zhurmshme të kryeqytetit. E drejta për votën e lirë ka bllokuar ditët e fundit një nga rrugët më kryesore të Tiranës dhe ka vendosur në gatishmëri numër një forcat e shumta të policisë, të cilat afërsisht kanë një numër të barabartë me atë të protestuesve përballë Kuvendit. Burrat në grevë dhe gratë në protestë. Beteja për votën e lirë ka ndarë detyrat e "shtëpisë" në familjet e 10 ligjvënësve grevistë. Ndërkohë që protagonistët kryesorë të grevës janë deputetët, edhe bashkëshortet e tyre i janë bashkuar tubimit paqësor që zhvillohet jashtë Parlamentit të Shqipërisë. "Turp për Parlamentin", "Të mos preket vota", "Vota është e shenjtë", "Jo diktaturës", janë disa nga parullat e protestuesve gjatë "mitingut" të djeshëm. Protestës së djeshme i janë bashkuar edhe deputetët e tjerë të Kuvendit, si Nikoll Lesi, Spartak Ngjela dhe Gilman Bakalli. Deputeti Ngjela theksoi se grevistët po mbrojnë Kushtetutën, ndërsa deputeti Nikoll Lesi u shpreh se "kur isha në opozitë me Berishën, unë isha këtu në protestë si ju".
Përplasjet
Orë të vështira po afrohen për protestuesit e tri forcave politike që tashmë janë bërë aktorët kryesorë të grevës së urisë.
Megjithëse dita e djeshme ka qenë paqësore, mbrëmjen e të mërkurës në orën 22:30 është shënuar edhe përplasja e parë mes protestuesve dhe policisë, e cila ka ndërhyrë për të prishur tendën që ishte ngritur në rrugën "Xhorxh Bush" nga mbështetësit e LSI-së për të kaluar natën. Pas këtij incidenti ka reaguar anëtarja e kryesisë së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila ka sqaruar ndër të tjera se përpos vendimit të këshillit të kryetarëve për nxjerrjen e deputetëve grevistë nga salla gjatë seancës plenare, këta të fundit nuk do të bëjnë rezistencë, por do të kërkojnë të drejtën për të qenë të pranishëm.
Atmosfera
Deputetët e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe ata demokristianë vazhdojnë të qëndrojnë të mbyllur në sallën e Parlamentit, ndërsa jashtë, si çdo ditë që nga nisja e grevës, pasditen e së hënës së 10 nëntorit organizohen protesta nga simpatizantë dhe përkrahës të deputetëve. Përfaqësues të këtyre të fundit kanë deklaruar se ka pasur pengesa në zhvillimin e protestës paqësore. Deri më tani duket se kjo formë e protestës ekstreme nuk ka dhënë ndonjë rezultat drejt një zgjidhjeje konkrete. Seanca e ditës së djeshme, që pritej të sillte turbullira, nuk ka sjellë asnjë surprizë përveç ruajtjes së kontrollit dhe ekuilibrit të qetësisë nga forcat e shumta të policisë, por edhe të protestuesve, të cilët kanë treguar se dinë të bëjnë një tubim paqësor. Seanca e djeshme kaloi pa incidente, por surprizat më të mëdha do të shihen në seancën e së hënën pasdite, ku pas kalimit të kodit elektoral në komisionin e ligjeve pritet miratimi i tij në Parlament. Sa në gjendje do të jenë 10 grevistët për të duruar deri ditën e hënë, gjithçka ngelet për t‘u parë, pasi atyre do u duhen edhe 70 orë të tjera grevë për të rezistuar deri në seancën e 17 nëntorit. Mitingu i mbështetësve të 10 deputetëve grevistë do të pasohet edhe me tubime të tjera festive, që më 17 nëntor do të bëhen me rastin e ditës së çlirimit të Tiranës. Deri të hënën, shumë surpriza do të priten në lidhje me protestën përballë Kuvendit që do t‘u mbajë ison edhe për disa ditë deputetëve grevistë.
Vjenë
Protesta para selisë së OSBE-së për grevën
Nisin protestat në kryeqytetet e Evropës në solidaritet të plotë me deputetët shqiptarë në grevë urie dhe me kauzën e tyre në mbrojtje të votës së lirë dhe kundër shkatërrimit të zgjedhjeve të ardhshme. Dje në mesditë, studentë, bashkatdhetarë me banim në Vjenë të Austrisë, u mblodhën dhe protestuan njëzëri në mbështetje të deputetëve grevistë përpara selisë qendrore të OSBE-së. Protestuesit u shprehën se janë në unison të plotë me atë që kërkojnë deputetët në grevë urie, të cilët kanë ndërmarrë sakrificën sublime për t‘i thënë "Jo" vjedhjes dhe manipulimit të votës së lirë nëpërmjet një kodi zgjedhor që po monopolizon gjithë procesin zgjedhor nga Partia Demokratike dhe ajo Socialiste. Studentët dhe pjesëmarrësit në takim mbanin në duar pankarta ku kërkonin angazhimin e OSBE-së në garantimin e standardit të gjithëpërfshirjes dhe transparencës në procesin e përgatitjes së Kodit Zgjedhor. Ata kërkojnë ndërhyrjen e OSBE-së për të shpëtuar zgjedhjet në Shqipëri nga manipulimi. Pjesëmarrësit në këtë tubim nënshkruan një peticion, të cilin ia paraqitën Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së në Vjenë. Manifestime të ngjashme po përgatiten edhe në Romë e Bruksel.
Forcat speciale blindojnë edhe Ministrinë e Brendshme: Policia: Nuk ka pasur konfrontime me tubuesit
Masat, 400 forca policie dhe speciale për tubimin
Mbi 400 forca policie dhe speciale janë mobilizuar për ruajtjen e rendit dhe qetësisë gjatë protestës së mbështetësve për 10 deputetët, të cilët kanë hyrë në grevë prej disa ditësh. Forcat e patrullës së përgjithshme nga policia e Tiranës janë organizuar në rrugën "Xhorxh Bush", përballë Kuvendit të Shqipërisë, me qëllim parandalimin e incidenteve gjatë këtij tubimi, ku sipas të dhënave zyrtare nuk është kërkuar leje e mëparshme. Organizimi është bërë që mëngjesin e djeshëm, ku komisariati i policisë rrugore është marrë me rregullimin e qarkullimit të automjeteve, duke bllokuar rrugën e lartpërmendur dhe duke drejtuar mjetet në rrugë të tjera. Ndërsa forcat e policisë nga të gjithë komisariatet kanë formuar një bllokadë, që protestuesit mos të kalonin në anën e trotuarit përbri rrethimit të Parlamentit. Veç tyre, forca speciale të policisë janë stacionuar në lulishten e Kuvendit të Shqipërisë, në gatishmëri për të parandaluar hyrjen e protestuesve brenda këtyre ambienteve. Gjithashtu, dy palët, si policia dhe protestuesit, kanë pasur përfaqësues të tyre, me qëllim mbarëvajtjen e tubimit. Kështu, gjatë kalimit të orëve të paradites, protestuesit janë shtuar dhe policia ka zgjeruar rrethimin e saj për të krijuar më shumë vend, që të gjithë të jenë pjesëmarrës. Por, përshtypje ka bërë edhe rrethimi i Ministrisë së Brendshme nga forca të shumta policie. Me dhjetëra forca speciale dhe makina policie janë stacionuar për orë të tëra pranë Ministrisë së Brendshme, duke kaluar në gjendje të përforcuar. Forcat e policisë kanë qëndruar aty, pothuajse gjatë gjithë ditës, duke siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij institucioni. Nga ana tjetër ka pasur një sërë akuzash se policia ka ushtruar dhunën ndaj protestuesve, por këto zëra janë hedhur poshtë nga Policia e Shtetit. Në një deklaratë për shtyp, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit bëri me dije se përgjatë këtyre ditëve tubuesit kanë qëndruar në vendin e sipërcituar dhe deri më tani nuk ka pasur probleme apo konfrontime me ta. "Sqarojmë se veprimet e pjesëmarrësve në tubim duke u shtrirë, ulur dhe qëndruar në këmbë, përballë hyrjes kryesore të Kuvendit të Shqipërisë, cenojnë rëndë sigurinë e institucionit që ruhet dhe sigurohet nga Forcat e Gardës së Republikës. Nisur nga deklaratat e bëra nga disa politikanë, ku akuzohen drejtues të policisë për përdorim të dhunës, ju bëjmë me dije se gjatë gjithë ndërhyrjes së policisë nuk ka qenë i nevojshëm përdorimi i dhunës, pasi rezistenca e personave të ndodhur në moment në vendngjarje ka qenë minimale", sqaroi policia.