Kryeministri para deputetëve: Berluskoni më ka premtuar se do të vijë në Tiranë
Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, do të vijë në Shqipëri me ftesë të Kryeministrit Berisha. "Në një kohë të shpejtë, Kryeministri italian, Silvio Berluskoni, ///do të vijë për një vizitë zyrtare në Shqipëri", u shpreh Kryeministri Berisha. Çështjet ekonomike dhe ato politike do të jenë në fokusin e vizitës zyrtare të Berluskonit në Tiranë. "Sot, ne kemi 400 mijë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali, duke respektuar ligjin, me përjashtime të vogla që ndëshkohen me në bashkëpunim të plotë gjyqësor mes dy qeverive tona. Imazhi i shqiptarëve në Itali është rritur dhe përmirësuar. Një imazh që sot rrethon popullin shqiptar me një vizion pozitiv", tha Fratini. Sipas Berishës, kjo vizitë shënon një ngjarje tjetër kulmore në marrëdhëniet tona, një nxitje të madhe dhe inkurajim për biznesin italian, për të investuar në Shqipëri. "Kjo vizitë, shënon gjithashtu një mbështetje të fuqishme të përpjekjeve tona për integrimin në NATO dhe integrimin në Bashkimin Evropian", tha Kryeministri. Nga ana tjetër, Fratini kërkoi që të vazhdohet bashkëpunimi në sektorin e turizmit, që do të jetë një mundësi e mëtejshme për investitorët. Gjatë vizitës së djeshme të ministrit të Jashtëm Franko Fratini në Shqipëri, u nënshkruan disa marrëveshje dhe kontrata të përbashkëta në fushën e bashkëpunimit ekonomik. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, u nënshkruan nga përfaqësues të qeverive të të dyja vendeve marrëveshje të rëndësishme ekonomike. Marrëveshja për njohjen e patentave, për rikonstruksionin e nënstacionit elektrik në Tiranë dhe kontrata e koncesionit për parkun industrial të Koplikut. Në fushën e bashkëpunimit ekonomik, Kryeministri garantoi se qeveria shqiptare nuk do t‘i reshtë përpjekjet për ta bërë Shqipërinë vendin me mundësitë më të mira për tërheqjen e investimeve të huaja, duke rritur kështu interesin e investitorëve italianë për të shtuar investimet në vendin tonë. Duke pohuar se rruga drejt BE-së varet nga reformat dhe rezultatet që Shqipëria do të dijë të arrijë, ministri Fratini siguroi se në këtë rrugë Shqipëria do ta ketë gjithmonë mbështetjen e Italisë. "Shqiptarët kanë pasur dhe kanë te ministri i Jashtëm, Fratini, një avokat të shkëlqyer të përpjekjeve të tyre për integrim evropian dhe atlantik", tha Berisha. Në planin dypalësh, të gjitha marrëdhëniet tona janë të shkëlqyera, në të gjitha fushat dhe sigurisht rezultatet që Shqipëria do të arrijë do të inkurajojë edhe më tej një numër gjithmonë e në rritje të sipërmarrësve italianë, për të ardhur dhe për të investuar në Shqipëri. "Duke filluar me një regjim të liberalizuar të vizave, tani me prodhimin dhe më pas me shpërndarjen e pasaportave biometrike, do të jetë një proces që i afrohet përfundimit dhe plotësimit të tij. Vitin e ardhshëm, Shqipëria do të bëhet anëtare e NATO-s me të drejta të plota dhe kjo hap me siguri një perspektivë të re për stabilizimin dhe sigurinë e tërë rajonit", theksoi Fratini.
Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se "Shqipëria nuk është parajsë, sepse parajsa është hyjnore, por unë i garantoj investitorët italianë se do të vendos në këtë vend praktikat më të mira për investimet e tyre". Me ministrin e Jashtëm Fratini, Berisha diskutoi edhe për Korridorin 8, një vepër madhore që do të transformojë jugun e Ballkanit. "Vendet tona presin me kënaqësi të shohin Italianë, lokomotivë, të këtij projekti të madh", theksoi Berisha.
Nga ana tjetër, Berisha u shpreh se "Shqipëria nuk është parajsë, sepse parajsa është hyjnore, por unë i garantoj investitorët italianë se do të vendos në këtë vend praktikat më të mira për investimet e tyre". Me ministrin e Jashtëm Fratini, Berisha diskutoi edhe për Korridorin 8, një vepër madhore që do të transformojë jugun e Ballkanit. "Vendet tona presin me kënaqësi të shohin Italianë, lokomotivë, të këtij projekti të madh", theksoi Berisha.