E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri përshëndet procesin zgjedhor për drejtuesit e universiteteve

Kryeministri Berisha përshëndeti sot në mbledhjen e qeverisë procesin e votimit për zgjedhjen e drejtuesve të rinj të bordit universitar të vendit.  Kryeministri u shpreh se votimet në universitete po bëhen  në përputhje me një ligj të ri, i cili përcakton rregulla dhe standarde të reja për drejtuesit. Duke uruar për një proces të ndershëm, ku të fitojnë më të mirët, Kryeministri vuri në dukje se kjo është shprehje e një reformë graduale e cila shkon drejt konkludimit të saj.

“Sot universitetet e vendit votojnë për drejtuesit e rinj në përputhje me një ligj të ri i cili përcakton rregulla dhe standarde të reja për zgjedhjen e udhëheqjes së bordit universitar t vendit. Uroj një proces të ndershëm , uroj që të fitojnë më të mirët . Është e rëndësishme që në këtë garë kanë marre pjesë shumë drejtues ose dhe anëtarë të ekipeve të fakulteteve. Është shprehje e një reforme e cila shkon drejt konkludimit të saj, por natyrisht reforma në institucionet akademike, për vetë natyrën e punës, janë reforma të një karakteri më gradual. Ky variant është një variant i cili e nxjerr në një stad të ri udhëheqjen e universiteteve dhe sigurisht ka një rëndësi të jashtëzakonshme që procesi të jetë i lirë i ndershëm dhe të fitojë më i miri.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›