E Diel, 1 Nëntor 2026

Një kompani daneze prezanton interesin për investime në fushën e energjisë në Shqipëri

Kryeministri Berisha ka pritur sot në zyrën e tij përfaqësues të kompanisë daneze “European Energy Systems”, të cilët kanë shprehur interesin e tyre për investime në fushën e energjisë në Shqipëri.

Kryeministri i përshëndeti përfaqësuesit për interesin që kanë prezantuar, u garantoi mbështetjen e qeverisë dhe autoriteteve të administratës, si dhe i inkurajoi për rritjen e kontakteve, nëpërmjet prezencës së tyre lokale, për krijimin e partnershipit me bizneset ekzistuese apo dhe për zhvillimin e projekteve të reja.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›