E Shtunë, 31 Tetor 2026

Certifikatat e gjendjes gjyqësore On-line, të realizuara sipas standardeve më të avancuara

Kryeministri Sali Berisha mori pjesë, sot, në prezantimin në MInistrinë e Drejtësisë të projektit për dhënien e  certifikatave elektronike të gjendjes gjyqësore. Ky projekt mundëson tashmë pajisjen e shtetasve me certifikata penaliteti on - line, duke shmangur radhët e qytetarëve në sportelet  e zyrës së gjendjes gjyqësore.

“Dëshmitë e penalitetit janë nga dokumentet më të kërkuara nga institucionet zyrtare shqiptare dhe ndërkombëtare dhe deri para instalimit të këtij sistemi dixhital, qytetarët shqiptarë përjetonin radhë të gjata e të mundimshme për të marrë një dokument për të cilin ata kanë të drejtë ligjore ta kenë”, u shpreh Kryeministri.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›