E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri përshëndet rezolutën e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ku ftohen vendet anëtare të miratojnë ftesën për Shqipërinë për anëtarësim, në samitin e Bukureshtit

Kryeministri Berisha përshëndeti sot rezolutën e Asamblesë Parlamentare të NA-s, të miratuar dje, në Rejkiavik, Islandë, ku ftohen vendet anëtare të miratojnë ftesën për Shqipërinë për anëtarësim në NA, në samitin e Bukureshtit. Duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Kryeministri u shpreh:

“Shfrytëzoj rastin për të falënderuar me shumë mirënjohje dhe për të përshëndetur shumë përzemërsisht Asamblenë Parlamentare të NA-s, të mbledhur në Rejkiavik, e cila miratoi dje pasdite një rezolutë të shkëlqyer, ku fton vendet anëtare që të miratojnë ftesën për Shqipërinë për anëtarësim në NA, në samitin e Bukureshtit. Sikundër ftojnë Shqipërinë që këta muaj, që na ndajnë nga samiti i Bukureshtit, të jenë muajt e një përpjekjeje të madhe serioze për promovimin e mëtejshëm të reformave, në mënyrë që Shqipëria ta meritojë plotësisht atë.

Ky është një zhvillim shumë pozitiv, pasi në vitin 2006, para samitit të Rigës, po kjo Asamble ka bërë të njëjtin apel dhe vlerësim për Shqipërinë dhe, në fakt, zëri i saj u dëgjua dhe nga samiti ne morëm një mesazh shumë inkurajues.

Unë do të kem rastin t’i falënderoj direkt përfaqësuesit e parlamenteve të të gjitha vendeve anëtare të NA-s, në Rejkivik, Islandë, pasi jam i ftuar të mbaj një fjalë para tyre, ku do të paraqes rastin e Shqipërisë,  reformat dhe zbatimin e tyre.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›