E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Mirëpresim vendimin e opozitës për krijimin e komisioneve hetimore

- “Opozita besoj se do të reagojë njësoj për komisionet e kërkuara nga maxhoranca”

Gjatë mbledhjes së grupit të deputetëve të Partisë Demokratike, Kryeministri Berisha u shpreh se maxhoranca mirëpret vendimin e opozitës për krijimin e komisioneve hetimore parlamentare. Duke siguruar se maxhoranca do të marrë pjesë në këto komisione, Kryeministri shprehu njëkohësisht besimin se opozita do të mbështesë komisionet e kërkuara nga maxhoranca. Lidhur me këtë çështje, Kryeministri theksoi:

“Dua të përshëndes edhe një herë vendimin e opozitës për të krijuar komisionet hetimore parlamentare. Maxhoranca i mirëpret ato dhe e garanton opozitën se do të marrë pjesë në secilin prej tyre. Në hetimin parlamentar qëndron një nga mekanizmat më të rëndësishëm të kontrollit të ekzekutivit dhe jo vetëm atij, por të të gjitha institucioneve që lindin nga parlamenti dhe që nuk janë të lidhura me të. Komisioni hetimor, me ligj parashikon spektrin më të gjerë të veprimit për komisionin parlamentar, se për çdo lloj komisioni tjetër. Ndaj unë kam besim se opozita do të reagojë në të njëjtën mënyrë ndaj komisioneve të kërkuara nga maxhoranca. Me përpjekje të përbashkëta, ne konsolidojmë një praktikë parlamentare të avancuar, e cila përdoret në të gjitha vendet demokratike të botës, për të qartësuar probleme të mëdha dhe për të bërë transparencë. Në këtë kontekst, unë dua ta garantoj komisionin se do të ketë një bashkëpunim të plotë me të gjitha agjencitë e ekzekutivit.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›