E Shtunë, 31 Tetor 2026

Investimet në shëndetësi dhe infrastrukturë në qytetin e Kavajës, prioritet për qeverinë

- Kryeministri Berisha përuron fillimin e punimeve për spitalin e ri të Kavajës, me vlerë 900 milion lekë të reja.

Kryeministri Berisha vizitoi sot qytetin e Kavajës, ku mori pjesë në inagurimin e fillimit të punimeve për ndërtimin e Spitalit të Përgjithshëm të qytetit. Spitali i ri, me vlerë 900 milion lekë të reja dhe kapacitet prej 80 shtretërish, do të ofrojë për banorët e Kavajës dhe të zonave përreth, shërbimet bazë, të urgjencës, të diagnostifikimit, të mjeksisë së brendëshme, reeanimacionit, pediatrisë, etj.

Ndërtimi i spitalit, së bashku me pajisjen me të gjitha aparaturat moderne të shërbimit, do të finacohet nga  Banka Islamike për Zhvillim dhe Fondi i OPEK-ut.

Së bashku me kryeministrin ishin të pranishëm në inagurim  Ministri i Shëndetsisë Nard Ndoka, Kryetari i Bashkisë së Kavajës Refik Rugija, si dhe punonjës të shëndetsisë së rrethit.

Duke përshëndetur fillimin e punimeve, Kryeministri Berisha  u shpreh se spitali i nisur do të jetë një prej spitaleve më moderne të Shqipërisë, i cili do tu ofroje banorëve të Kavajës shërbime moderne dhe bashkohore, sipas të gjitha standardeve. “Për ne të gjithë dhe për Kavajën, kjo është një ditë e shënuar. Sot fillojmë inagurimin e punimeve të një spitali për të cilin unë ju garantoj se do të jetë ndër spitalet më moderne të Shqipërisë, spital i cili do tu ofrojë qytetarëve të Kavajës shërbimet me të mira dhe kompetente për fëmijët, gratë, burrat dhe të moshuarit e këtij qyteti.” – u shpreh Kryeministri.

Duke vlerësuar punën dhe përkushtimin e ekipit mjeksor dhe punonjësve të shëndetsisë së rrethit, Kryeministri u shpreh se së shpejti do të shndërrohet në realitet një vepër, të cilën mjekët dhe banorët e këtij vendi e kanë merituar prej vitesh.
“Kam  një kënaqësi të vecantë që ky spital, ndërtohet në një qytet, ekipi mjeksor i të cilit është ndër më të mirët, më të përkushtuarit e këtij vendi. Mjekët, infermierët dhe punonjësit e shëndetsisë e kanë merituar prej vitesh këtë spital dhe po kështu dhe qytetarët e Kavajës. Ta shndërrojmë këtë në një realitet.”

Duke uruar kompaninë  e ndërtimit për punën e nisur, Kryeministri kërkoi prej drejtuesve dhe punonjësve të saj zbatimin me përpikmëri të afateve dhe ruajtjen e cilësisë së punimeve.

Kryeministri garantoi  se qeveria ka vëmendje të plotë, ndaj të gjitha kërkesave dhe nevojave të tjera të qytetarëve të Kavajës. Lidhur me këtë, Kryeministri u shpreh se Ministria e Punëve publike do të shqyrtojë me përparësi të gjitha mundësitë, për ndërtimin e një ujësjellësi të ri për qytetin, i cili do të mundësojë furnizimin me ujë, 24 orë, për qytetin. Gjithashtu, kryeministri u shpreh se një rëndësi të vecantë do të zënë projektet për ndërtimin e qendrave të riaftësimit për të rinjtë në nevojë, si dhe ai i ndërtimit të shkollës së re.

“Kavaja ka një seri nevojash të tjera të cilat unë ju garantoj se do të plotësohen. Kam porositur Ministrinë e Punëve Publike të shqyrtojë të gjitha mundësitë për një ujësjellës të ri për qytetin , I cili të furnizojë Kavajajën 24 orë me ujë. Rruga për në Spille po do të asfaltohet e tëra, si dhe një projekt i ri po bëhet për rrugën që të nxjer drejt Karpenit.
Gjithashtu sistemi arsimor në këtë qytet do të njohi përmirësim të ndjeshëm me ndërtimin e shkollës së re, me të gjitha lehtësirat e nevojshme për edukimin e femijeve tuaj.
Unë jam informuar se azili po i nënshtrohet rikonstruksionit të plotë. Të mos harrojmë se në këtë qytet dhe në zonën përrreth krahas të moshuarve ka edhe fëmijë, të rinj e të reja me pamundësirat e tyre , ndaj dhe qendrat e riaftësimit në Kavajë , duhet të ndërtohen dhe të jenë model i këtij vendi, pasi këtu ekziston një shkallë e lartë huamnizmi dhe solidariteti të madh njerëzor. Kavajasit janë të gatshëm tu ofrojnë shërbimet më të mira.” – tha Kryeministri.

Ndër të tjera, Kryeministri theksoi se zbatimi i projektit tjetër shumë të rëndësishëm, për asfaltimin e të gjitha rrugëve dhe gjelbërimin e mjediseve, do të përmirësojë në mënyrë të ndjeshme, kushtet e lëvizjes dhe të jetës së përditshme të qytetarëve të Kavajës dhe mbarë Shqipërisë.
“Vendimi ynë i përbashkët është që të asfaltojmë të gjitha rrugët e këtij qyteti. Le ta shoqërojmë këtë proces me mbjelljen e pemëve dhe gjelbërimin e mjediseve. Ne do të vazhdojmë zbatimin e projektit asfaltim dhe gjelbërim, duke përmirësuar në mënyrë të ndjeshme, kushtet e lëvizjes dhe të jetës së përditshme të qytetarëve të Kavajës dhe të mbarë Shqipërisë.

Në përfundim, kryeministri siguroi se pas ndërtimit, spitali do të pajiset me aparaturat më moderne dhe bashkohore, për tiu përgjigjur kërkesave të banorëve të Kavajës dhe zonave përreth.
“Dua tu përshëndes dhe tu siguroj edhe njëherë se spitali juaj do të pajiset me aparaturat më moderne që i nevojiten atij, për t’iu përgjigjur kerkesave shëndetsore tuajat dhe të zonave përreth.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›