E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri Berisha: Mbështesim të gjitha nismat për zhvillimin e Durrësit

Pas takimit të dy ditëve më parë me kryetarin e bashkisë së Durrësit Vangjush Dako, Kryeministrit Berisha e siguroi sot zotin Dako se qeveria, në përmbushje të premtimeve të saj, është e vendosur të mbështesë të gjitha nismat për zhvillimin e qytetit.

Për ndërtimin e unazës së zonës së kënetës, Kryeministri siguroi sot zotin Dako se fondet për këtë projekt janë gati. “Fondet e unazës së kënetës, për të cilën ju keni dhe projektin, janë të gatshme,” tha Kryeministri.

Lidhur me idenë e bashkisë së Durrësit për shndërrimin në rrugë të kanalit përgjatë bregdetit, Kryeministri kërkoi përfundimin e projektit. “Sapo të përfundoni projektin, - u shpreh Kryeministri, - qeveria është e gatshme ta financojë. Edhe nëse e përfundoni atë brenda javës, qeveria do t’u akordojë fondin për ta shndërruar në një rrugë të bukur. Ai është një kanal që i bie për së gjati të gjithë zonës së plazhit dhe kryetari i bashkisë po përfundon një projekt për ndërtimin e një rruge shumë të bukur, me trotuare dhe elementet e tjera të saj. Gjithashtu kam biseduar me ministrinë e Punëve Publike për rrugën paralel me portin, për të cilën edhe për të ka një zgjidhje.”

Kryeministri Berisha dhe kryetari i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako morën pjesë sot në përurimin e repartit të ri të mamografisë në spitalin rajonal të Durrësit.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›