Kryeministri po përdor administratën e shtetit për fushatën zgjedhore
28/01/2005
Nënkryetari i PD-së, Topi, denoncon veprimet e Nanos në Sarandë
Nënkryetari i Partisë Demokratike, Bamir Topi, ka deklaruar dje se Kryeministri ka vënë administratën e shtetit në dispozicion të fushatës së tij elektorale. Shembull për këtë, Topi solli një panair, që do të organizohet në qytetin e Sarandës, për të cilin është vënë në lëvizje e gjithë administrata shtetërore. Saranda është zona ku do të konkurrojë për mandatin e deputetit në zgjedhjet e ardhshme Kryeministri Nano. “Këtë të shtunë do të organizohet një panair në qytetin e Sarandës. Kryeministri, për të treguar një përkujdesje të jashtëzakonshme, po përdor të gjitha mjetet e mundshme të infrastrukturës dhe të financave publike për t´i paraprirë asaj fushate për t´i përdorur në zonë ku ai do të kandidojë vetë. Ky është përdorimi i radhës së administratës nga ai, sepse ai prej vitesh e ka përdorur në funksion të fushatës”, tha Topi. Sipas tij, shkarkimi i Tatjana Kongolit nga posti i asistentes së guvernatorit për çështjet e Integrimit, menjëherë pas anëtarësimit të saj në KOP, është një hakmarrje politike. Sipas nënkryetarit të PD-së, përfshirja në politikë e administratës është një zgjedhje e lirë e çdo individi. “Në rast se mund të gjejmë një punonjës të administratës që ka të ndaluar të merret me politikë, apo që nuk është përfshirë në politikë do t’i jepja plotësisht të drejtë Kryeministrit. Nano kërkon të shfaqet si njeri me parametra “liberale” dhe që nuk i bën përshtypje një formacion politik si KOP-i, por nga ana tjetër nuk harron të bëjë dhe inkuzicionin e radhës, duke e hequr nga banka një anëtar të këtij formacioni, për shkak të hakmarrjes politike”, tha Topi. Shkarkimi i Tatjana Kongolit, si funksionare e lartë e Bankës së Shqipërisë, erdhi vetëm pak kohë pas përfshirjes së kësaj të fundit në Komitetin e Orientimit të Politikave. Kjo strukturë u prezantua më 5 janar të këtij viti nga lideri i PD-së, Berisha.