E Diel, 1 Nëntor 2026

Kërkojmë ndryshimin e hartës zgjedhore sipas kritereve të OSBE

28/01/2005  

Jemin Gjana thotë se nuk ka asnjë vendim politik për zonat zgjedhore

Deputeti i Partisë Demokratike, Jemin Gjana, ka deklaruar se procesi i ndarjes së re të zonave elektorale të vendit nuk do të shikohet në funksion të interesave partiake. Sipas Gjanës, i cili është pjesëtar në negociatat trepalëshe mes PS-së, PD-së dhe OSBE-së, për pjesën e ngelur pa miratuar nga reforma zgjedhore, ndarja elektorale do të bëhet në bazë të treguesve, dhe jo në bazë të vullneteve dhe dëshirave politike. Gjana tha se "ka një grup ekspertësh, që punon me OSBE-në dhe Prezencën e saj, kështu që mandatimi i këtij grupi ekspertësh besoj se e bën të domsodoshme që të mbeten jashtë loje strukturat partiake në ndarjen e zonave. Në qoftë se socialistët duan kryesimin për ndarejn e zonave, do të thotë që grupi i ekspertëve të OSBE-së mbetet i atakuar në këtë proces. Ndërkohë që çështjet janë në diskutim e sipër dhe ne ende nuk kemi rënë përfundimisht për një zgjidhje në parim në respektimin e zonave në tërësi si numra dhe pastaj të fillojë të zbatohet ndarja e tyre brenda qarqeve". Duke shprehur vullnetin e partisë së tij, Gjana shprehet se "ne nuk kërkojmë ndryshim të zonave, por respektim të treguesit mesatar të zgjedhësve, bazuar në regjistrimin e popullsisë me listat e zgjedhësve dhe me zgjedhësit që kanë marë pjesë faktikisht në votime. Kështuqë, ne nuk kemi paraqitur ndonjë variant, i cili të jetë politik i PD-së. Ajo që ne kërkojmë është ajo që rezulton nga shifrat e përcaktuara". Ndërkohë që kanë ngelur më pak se 20 ditë nga koha që drafti duhet të ketë marrë dhe miratimin e parlamentit shqiptar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›