Pronat, prioritet janë kontratat
28/01/2005 2 miliardë dollarë mund të mblidhen, garantohen nga legalizimi i ndërtimeve të paligjshme
KOP paraqet formulën për zgjidjen e faturës financiare në kompensimin e pronarëve
Komiteti i Orientimit të Politikave në PD ka vlerësuar se në zbatimin e ligjit për pronat prioritare është identifikimi i kontratave të vërteta sociale të pronësisë, dhe më pas njohja ligjore e tyre. Për kthimin dhe kompensimin e pronave, platforma e KOP të Partisë Demokratike parashikon përfshirjen e të ardhurave që do të vijnë nga legalizimet e ndërtimeve të paligjshme, si dhe kapitalizimi i ekonomisë joformale. Në projekt-strategji theksohet se nga legalizimi i 200 mijë ndërtimeve në të gjitjhë vendin llogaritet një mesatare rreth 1 000 dollarë për ndërtim. Shuma e mbledhur, që arrin në rreth 2 miliardë dollarë, sipas specialistëve që kanë ndërtuar strategjinë, është e njëjtë apo e përafërt me faturën e pretenduar nga qeveria për kthimin dhe kompensimin e plotë të pronave. “Legalizimi dhe kapitalizimi i rreth 200 000 objekteve që janë ndërtuara pa leje në vend (përjashto ato që janë në kundërshtim me interesin publik), duke aktivizuar një kapital të vdekur, i cili si investim fizik është baraz me 3 miliardë dollarë. Janë rreth 200 000 objekte, poseduesit e të cilëve, në bazë të ligjit, do të paguajnë gjobat për thyerjen e ligjit dhe detyrimet për tokën dhe infrastrukturën me një vlerë apo me një mesatare të përgjithshme 1000 dollarë. Si pasojë, do të mobilizohet një shumë prej rreth 2 miliardë dollarë, që është një bazë e mirë për të bërë kompensimet dhe për të rregulluar kushtet e jetesës së këtyre banorëve”, citojnë hartuesit e programit, në prononcimin për "Metropol".
Identifikimi i pronave
Për shmangien e abuzimeve që mund të vijnë si mungesë e informacionit mbi
dokumentacionin e plotë të ish-pronarëve, specialistët janë të mendimit se duhet një
identifikim i plotë i kontratatve të vërteta sociale për pronësinë. Ky proces, pra
njohja e plotë ligjore dhe zyrtare e të drejtës së pronësisë për të shpronësuarit me
dhunë nga regjimi komunist, është e nevojshme të bëhet që në gjashtë muajt e parë
të qeverisjes. Menjëherë pas këtij procesi duhet të bëhet integrimi i vërtetësisë
mbi pronën në ligjin zyrtar të vendit si dhe të përgatitet strategjia politike që
mundëson reformën në këtë drejtim. Specialistët e KOP-it janë të mendimit se
ekzistojnë të gjitha mundësitë që vlerësimi i faturës reale për kthimin dhe
kompensimin e pronave mund të bëhet që në vitin e parë të qeverisjes, ndërsa kthimi dhe kompensimi i tyre i plotë brenda një mandati 4-vjeçar.
Sistemi fiskal
Ndërkohë, një tjetër hapësirë, që mund të përdoret për kthimin dhe kompensimin e pronave është dhe reformimi i sistemit fiskal, në lidhje me tokën dhe pasurinë e paluajtshme, për të cilin specialistët kanë parashikuar të kryhet në vitin e tretë të qeverisjes. Sipas tyre, aktualisht në sistemin e pasurive të paluajtshme janë evidentuar rreth 3 milionë pasuri të tilla. Sipas platformës, mjafton që zotëruesit e këtyre pronave të paguajnë taksën mbi pasurinë, një taksë që njihet në të gjithë botën dhe çdo vit do të mblidheshin shifra miliardëshe për buxhetin e shtetit. Vendosja e kësaj takse, sipas hartuesve të strategjisë, do të shërbente jo vetëm për zgjidhjen e problemeve të trashëguara të pronësisë, por do të shërbente edhe në zgjidhjen e problemeve të infrastrukturës në vend.
Hapat
Identifikimi i kontratave të vërteta sociale të pronësisë
Pntegrimi i tyre në ligjin zyrtar
Përgatitja e një strategjie politike që mundëson reforma në këtë drejtim
Mbledhja e të ardhurave nga legalizimi i 200 mijë ndërtimeve në gjithë vendin
Aktivizimi i sistemit fiskal përreth 3 milionë pasuri të paluajtshme