E Diel, 1 Nëntor 2026

PS nis punën për Komisionet Zgjedhore Elektorale

28/01/2005  Në strategjinë e socialistëve një vend të veçantë zë media

Partia Socialiste ka vijuar punën për ngritjen e Komisioneve Zgjedhore Elektorale. Burimet kanë bërë të ditur se, pavarësisht vonesave në miratimin e ndarjes së hartës elektorale, socialistët kanë vijuar përgatitjet për zgjedhjet e ardhshme, duke marrë për bazë stafe të përafërt për kandidatët në zgjedhjet parlamentare. Kështu, në zonat ku socialistët e ndiejnë veten të sigurtë në fitore, puna është në përfundim, për vetë faktin se dhe elektorati është i interesuar që të përfundojë procesin parazgjedhor. Ndërsa dhe në zonat që ka lëkundje të elektoratit do të ketë takime mes drejtuesve të PS-së dhe vetë strukturave përkatëse. Megjithatë, do të jetë ligji për ndarjen elektorale që do të vendosë përfundimisht dhe mbi konkurrentët e Partisë Socialiste. Nga ana tjetër, grupet e punës në PS po përgatisin strategjitë përkatëse, që do të vihen në funksionim gjatë votimeve. Një vend të posaçëm në strategji do t'i jepet medias së kësaj partie.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›