PD, përfundojnë zgjedhjet në 6 nëndegë
28/01/2005
Partia Demokratike, dega Tiranë, njofton se kanë përfunduar zgjedhjet për kryetar dhe anëtarë të kryesisë në 6 degë të Tiranës. Sipas sekretarit për Marrëdhëniet me Publikun, Aleksandër Biberaj, mbeten dhe 10 degë për të zhvilluar zgjedhjet e kryetarëve dhe të kryesisë, prej të cilave do të dalin dhe delegatët për në konferencën e Tiranës. Nga seksionet e nëndegëve në kryeqytet, tashmë janë propozuar emrat që pritet të kandidojnë për kreun e Degës së Tiranës, pas përfundimit të mandatit të kreut aktual, Vili Minarolli. Në garë për këtë post janë emra të tillë si Sokol Olldashi, Bamir Topi apo Spartak Ngjela, të cilët njëkohësisht janë dhe anëtarë të kryesisë së PD-së. Gara për kreun e PD-së së Tiranës këtë vit merr një rëndësi, pasi Tirana është qyteti që ka 11-13 zona elektorale dhe pothuaj 1/3 e votave të përgjithshme të vendit.