Kryeministri pret Arqipeshkvin e kishës katolike, Rrok Mirdita

Tiranë, 6 shkurt, NOA Kryeministri Sali
Berisha priti në zyrën e tij, arqipeshkvin katolik të Tiranës, Durrësit dhe të
gjithë Shqipërisë, imzot Rrok Mirditën. Lajmi konfirmua nga burimet zyrtare për
agjencinë e Lajmeve NOA, duke sqaruar se në takim u bisedua rreth përgatitjeve
për festimin e 100-vjetorit të lindjes së Nënë Terezës. Kryeministri Berisha theksoi se qeveria e tij
ka vendosur ta festojë në mënyrë madhështore jubileun, duke e kthyer Tiranën në
një nga kryeqytetet kryesore, ku do të përkujtohet ky jubile. Në këtë takim
imzot Rrok Mirdita i dhuroi kryeministrit veprën e tij themelore në tre vëllime
Për një Shqipëri me Zotin.
Ndër të tjera, ai i paraqiti kryeministrit
sugjerimin për një vlerësim të shtatores së Nënë Terezës, duke përzgjedhur një
vend më të dukshëm në sheshin e kryeqytetit që mban emrin e saj.
Gjithashtu u bisedua edhe mbi vendosjen dhe
formën e memorialit të Nënë Terezës, i cili do të ngrihet në territorin e këtij
sheshi.
n.e/NOA