Rama me gazetarët në Durrës: Tryeza me Topin, nuk ka transparencë pa hapjen e kutive

Durrës, 6 shkurt, NOA Gjatë një
bashkëbisedimi në Durrës me gazetarët, të zhvilluar për herë të dytë brenda pak
ditësh në këtë lloj formati, kryesocialisti Rama ka dhënë detaje mbi vazhdimësinë
e aksionit politik të opozitës që ai drejton.
Format e bojkotit të zhvilluara gjatë gjithë
këtij harku kohor, janë forma që mbeten për tu trajtuar dhe përmirësuar në qëllim
të arritjes së objektit tonë, mësohet të jetë shprehur ai në hyrje të takimit.
Duke iu përgjigjur pyetjes se sa do zgjasë
bojkoti pas takimit me presidentin, Rama tha se opozita vazhdon ti mbetet konsekuente
kërkesës së saj për hetimin e procesit të 28 qershorit.
Ishte pala tjetër që vendosi bojkotin tonë
dhe nuk i përmbushi kërkesat tona. Jemi për dialog dhe për zgjidhje që vjen nga
rruga e hetimit, pasi kjo e fundit garanton cilësinë e zgjedhjeve në të ardhmen
dhe i jep fund historisë së zgjedhjeve të kontestuara prej vitesh, tha
konkretisht ai.
Ndërsa lidhur me tryezën e presidentit, ai tha
se PS është e gatshme të ulet në tryezë dhe të kërkojë brenda saj zgjidhjen në
funksion të transparencës së zgjedhjeve, e cila nuk është e mundur pa hapjen e
kutive.
Kjo sipas tij, nuk është një kërkesë personale
e PS, por një e drejtë e saj, të cilën ai tha se duhet vendosur me konsensus.
Ne nuk shkojmë në tryezë për të zhvilluar një
betejë gladiatorësh, ku njëri duhet të triumfojë dhe tjetri të kryqëzohet, por
për të tentuar mirëkuptimin për hapjen e kutive, një e drejtë që u takon të
gjithëve, përfundoi Rama lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA