Makinat, Kuvendi tërheq akuzën ndaj Dades dhe Braçes
Deputetja socialiste: Nuk është hera e parë që Topalli mashtron. Mjetin e kam lënë qysh në shtator
Deputetja socialiste, Arta Dade, përgënjeshtroi dje deklaratën e Kryetares së Kuvendit se është një ndër deputetët që nuk ka dorëzuar ende makinën. Në një prononcim për mediat, Dade tha se Topalli mashtron dhe kjo nuk është hera e parë. Por disa orë më vonë, edhe vetë Kuvendi u tërhoq nga kjo deklaratë kur tha se Dade dhe Braçe i kanë dorëzuar tashmë makinat e Kuvendit. “Nuk është hera e parë që Jozefina Topalli mashtron, dezinformon opinionin publik dhe shpif për personalitete të Partisë Socialiste.
Kam refuzuar t’i përgjigjem vulgaritetit të Jozefina Topallit që ofron model negativ në politikë. Por rastet e përsëritura të shpifjes më detyrojnë që në respekt të opinionit publik, të sqaroj se automjeti që kam pasur në përdorim është dorëzuar pranë Kuvendit të Shqipërisë që në muajin shtator. Jozefina Topalli nuk mund të mbulojë me shpifje dhe mashtrime keqpërdorimin e fondeve të Kuvendit dhe abuzimin me pushtetin”, tha Dade.
Ndërsa sekretari i përgjithshëm, Marlind Myftiu, në një komunikim me mediat, u bëri thirrje ish-deputetëve që të dorëzojnë makinat sipër rregullores sikundër kanë bërë Dade dhe Braçe.
”Administrata e Kuvendit, në përmbushje të detyrimeve, që burojnë nga hyrja në fuqi e ligjit nr. 10.160, datë 15.10.2009, ‘Për rregullimin e shërbimit të transportit për funksionarët e lartë dhe nëpunësit civilë’, i kërkon edhe një herë ish-deputetëve, apo atyre që kanë marrë mandate nga KQZ, që të dorëzojnë makinat e Kuvendit apo të institucioneve të tjera të marra si
ish-deputetë. Nëse ata do të vonojnë përsëri dorëzimin e automjeteve, administrata e Kuvendit do bëjë publike emrat e tyre. Njoftojmë gjithashtu se sot, një tjetër deputet i opozitës dorëzoi automjetin që kishte në përdorim, ashtu si
zonja Dade dhe zoti Braçe që i kanë dorëzuar”, deklaroi Myftiu.
duke shprehur e besuar në respektimin e ligjit dhe bashkëpunimin me secilin prej tyre.
#