E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri prezanton në Belsh kandidatin e “Aleancës për Qytetarin”, Asqeri Kuqja

21-04-2011 / Gazeta 55

Kryeministri Sali Berisha garantoi dje se në katër vitet që vijnë Belshi do të jetë një qendër e rëndësishme e prodhimit dhe e turizmit. Në tubimin me qytetarë të Belshit, ku prezantoi kandidatin për kryetar bashkie të koalicionit “Aleanca për qytetarin”, zotin Asqeri Kuqja, Berisha u zotua se së bashku me qytetarët e këtij vendi dhe kandidatin Kuqje, në 4 vitet që vijnë do të punohet me të gjitha forcat për të shndërruar Belshin në një qytet të zhvilluar, turistik, industrial. Kryeministri shprehu angazhimin se në 4 vitet që vijnë do të ndërtohet dhe rindërtohet çdo rrugë, çdo trotuar, çdo rrugicë e këtij qyteti dhe fshatrave të kësaj bashkie. Duke u ndalur tek infrastruktura, kryeministri tha se gjatë këtyre viteve të fundit në qarkun e Elbasanit janë ndërtuar 430 km rrugë, nga te cilat vetëm në rrethin e Elbasanit janë 203 km, ndërsa 34 km janë dy akset rrugore që lidhin Belshin dhe Pajovën si dhe Belshin me Lushnjën, për të vazhduar më tej me ndërtimin e boshtit te jugut. Kryeministri vlerësoi si një projekt shumë të rëndësishëm ndërtimin e korridorit Tiranë- Elbasan. “Ky korridor prej 31,7 km,  me tunel 2.4 km, me 21 vija dukëse, 7 mbikalime, katër nënkalime, do të shkurtojë mbi 25 minuta distancën Elbasan- Tiranë, do të hapë Tiranën, tregun e fuqishëm të saj për prodhuesit e Elbasanit, Gramshit, Librazhdit e më gjerë”- u shpreh Berisha. “Kjo është alternativa jonë, shtoi kryeministri, me këtë alternativë ne kemi parasysh interesat tuaja, problemet tuaja, shqetësimet tuaja, vizionin tuaj. Ne besojmë se krahas shkollave, ushqimit, rruga dhe rrugët janë kusht themelor, janë arteriet më të rëndësishme të zhvillimit. Ndaj dhe në këto 5 vite kemi asfaltuar rrugë në këtë vend dhe ndërtuar katër herë më shumë sesa rrugët e asfaltuara në të gjitha kohërat” - tha Berisha.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›