Kryeministri propozon emërimin e Ministrit të ri të Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta
Në mbështetje të pikës 1, të nenit 98, të Kushtetutës, Kryeministri Sali Berisha i propozoi sot, Presidentit të Republikës, zotit Bamir Topi, shkarkimin e zotit Koço Barka nga detyra e Ministrit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta dhe emërimin e zotit Anastas Dhimitër Duro në detyrën e Ministrit të Punës Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta.