E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri që mbështetet fuqishëm nga populli i tij

12-08-2012 / Nga Ilirian Dahri

Gazetat e majta shpeshherë qëllimshëm kanë dizinformuar opinionin publik duke shtembëruar fjalët dhe frazat e tij. Natyrisht përgënjeshtrimet kanë qenë të shpejta dhe të menjëhershme por hera – herës ato e kanë arritur qëllimin e tyre duke dizinformuar opinionin publik të vendit fqinj dhe më pas edhe atë europian. Nisur edhe nga kjo  ish presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë ka zgjedhur pikërisht një gazetë e cila që në krijimin e saj ka qenë si një pikë referimi për të majtën franceze. Një gazetë të themeluar në vitin 1973, nga Zhan - Paul Sartre, por që pas vdekjes së tij filloi të braktiste pozicionin e saj ekstremist të majtë. Pikërisht në gazetën franceze Liberation, Silvio Berlusconi ka saktësuar se nuk ka përdorur kurrë shprehjen se dalja nga zona euro nuk është një blasfemi. “Në të kundërt – ka saktësuar më tej Silvio Berlusconi – kam deklaruar gjithmonë se dalja nga euro e një prej vendeve ose më shumë prej tyre do të provokonte shpërbërjen e eurozonës”. “Do të ishte një falimentim i një projekti historik të Europës së bashkuar, dhe askush nuk do të dëshironte diçka të tillë”. Silvio Berlusconi pranon se ndonjë prej anëtarëve të partisë së tij ka dashur që të ndryshojë drejtimin e pozicioneve gjermane por gjithsesi ka shtuar se: “Në polin e Lirisë mendojmë se dalja nga euro do të ishte një katastrofë”. I pyetur nëse ka qenë i detyruar nga Franca dhe Gjermania për t’u dorëhequr Kavalieri ka nënvizuar se “Nuk di asgjë dhe nuk e besoj”. Jam dorëhequr sepse kisha vullnetin “për të krijuar një qeveri teknikësh që të mbështetej nga shumica dhe opozita, me qëllim që më në fund të ndryshonte struktura e Shtetit dhe  që Italia të ishte një Vend i qeverisshëm siç është Franca. Mjerisht, deri më tani, kjo nuk është realizuar”. Sidoqoftë Silvio Berlusconi ka shtuar më tej se partia e tij “ka mbështetur besnikërisht qeverinë Monti dhe kjo është manifestuar edhe në parlament me 34 votat e besimit. […] “E gjithë partia, duke filluar nga deputetët, më kërkojnë që të kthehem për të marrë vlerësimin nga popullariteti im në fushatën zgjedhore. Nuk kam vendosur ende por një gjë është e sigurtë: kam qenë gjithmonë në shërbim të Vendit tim”. Ka folur edhe për procesin Ruby, ish presidenti i Këshillit të Ministrave të Italisë, Silvio Berlusconi duke konfirmuar së gjithmonë ka dalë i pafajshëm edhe pse një pjesë estremiste dhe e politizuar e drejtësisë ka filluar ta persekutojë që nga koha kur ka hyrë në politikë, dhe madje vazhdon akoma. “Italianët e kanë kuptuar, dhe janë me mua” – ka shtuar në mbyllje të  intervistës së tij në gazetën Liberation Silvio Berlusconi. Ndërkaq Silvio Berlusconi dhe partia e tij po punojnë për zgjedhjet e ardhshme që do të zhvillohen në vendin fqinj të Italisë. Zyrtarisht nuk kanë zgjidhur ende çështjen e aleatëve dhe nuk kanë ende një kandidat për president të Këshillit të Ministrave.  “Berlusconi ende nu ka marrë një vendim për kandidaturën e tij si (president të Këshillit të Ministrave) edhe pse të gjithë po e shtyjnë që kjo të realizohet” – ka konfirmuar Alfano. Flitet ndërkaq se njerëzit afër Silvio Berlusconit përbetohen se në të vërtetëtë Berlusconi nuk mendon të rikandidojë sërish, por fakti që ende nuk ka një zgjidhje alternative mund t’i ndryshojë gjërat. Në këtë situiatë duket se po përfiton Kazini i cili kërkon që të afrojë tek poli i moderuar edhe anëtarë të Polit të Lirisë pa përjashtuar edhe ministrat teknikë. Kazini bashkë me Xhanfranko Finin kërkojnë që të mbledhin të moderuarit në mënyrë që të trashëgojnë qeverinë Monti dhe pastaj të nisin negociatat edhe me partinë e majtë të L. Bersanit. Në këtë mënyrë partia e Berlusconit do të humbte dhe pikërisht për këto parashikime Alfano ka qenë shumë i ashpër me Kazinin. Por problem kryesor i të djathtës italiane natyrisht që është e majta, një e majtë kjo që do të ishte shumë e ashpër me  sipërmarrësit italianë. Por në zgjedhjet e ardhshme një rol të veçantë mund të luante partia Lidhja e Veriut e cila po rimëkëmbet pas skandaleve të fundit. Dhe Alfano e ka kuptuar këtë dhe kjo duket qartë edhe në deklaratat e tij. “Do të ishte një gabim i madh nëse ndarja mes Lidhjes dhe Polit t’i jepte qendrës së majtë Veriun, edhe për faktin se kemi të bëjmë me një të majtë që ka një paragjykim  të madh kundra sipërmarrësve” – ka deklaruar Alflano. Situata duket e tensionuar sepse Lidhja e Veriut e ka bërë të qartë se nuk mbeshtet presidentin aktual të Këshillit të Minstrave, Mario Montin, të cilin e kanë cilësuar se bën pjesë në “partinë e taksave”. Pikërisht nga ky tensionim i situatës  duket se kandidatura e Silvio Berlusconit do të sillte qetësinë e duhur tek e djathta italiane.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›