(Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave) Këshilli i Ministrave miratoi vendimin: "Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugëve që të të përdorë prokurimin për fondin 90 m
(Nga mbledhja e Këshillit të Ministrave)
Këshilli i Ministrave miratoi vendimin: "Për lejimin e Drejtorisë së Përgjithëshme të Rrugëve që të të përdorë prokurimin për fondin 90 milion lekë, me brigadën e xhenios, për punimet e gërmimit dhe të mbushjes të trupit të trasesë në rrugën Milot – Rrëshen segment i aksit rrugor Durrës – Kukës- Morinë dhe për fondin një milion e tetëqind mijë lekë me Shoqërinë "Infratrasproject", shpk, për mbikqyrjen e këtyre punimeve".
Ndërtimi i aksit rrugor Durrës – Kukës- Morinë, është një nga prioritetet e Qeverisë në fushën e infrastrukturës rrugore, me financimin e Bankës Botërore. Kompania Konsulente "TECNIC & Moot MacDonald" ka kryer studimine fizibilitetit dhe impaktin ambiental.
Me qëllim që të shpejtohet fillimi i punimeve të ndërtimit në këtë aks rrugor si dhe për të ulur koston e ndërtimit, është menduar që punimet e lëvizjes së dherave, kryesisht gërmimet, për pjesën e parë të kësaj rruge, nga Miloti gjer në Rubik, të kryhen nga forcate brigadës së xhenios të ustrisë shqiptare.
Sipas projektit dhe preventivit në fazën e parë të punimeve në këtë segment do të kryhen 150 000 m 3 dherash me nje vlerë prej 90 milionë lekësh. Nga këto për vitin 2003 do të realizohen rreth 20 milion lekë. Kohëzgjatja e këtyre punimeve për vetë specifikëm që paraqesin, do të jetë rreth 5 muaj.
Për të garantuar cilësinë e punimeve dhe për t'iu përgjigjur fillimit të punimeve mbikqyrja e punimeve do të bëhet me të njëjtën procedurë, nga Kompania Konsulente "INFRASPROJECT shpk, e cila eshte edhe projektuese e ketij objekti.