Trefishohen krimet e kryera nga emigrantët në Britani

Krimet e kryera nga emigrantet e Bashkimit Europian në Britaninë e Madhe, janë trefishuar që kur Rumania dhe Bullgaria iu bashkuan BE-së katër vite më parë, ka bërë të ditur "Daily Ekspres".
Shifrat zyrtare tregojnë se në vitin 2007 janë kryer 10 mijë e 736 krime ndërsa në vitin e kaluar janë kryer 27 mijë e 563 krime të ndryshme.
Pothuajse 20 mijë krime të kryera nga emigrantët e BE-së u regjistruan në vetëm 7 muajt e parë të këtij viti, bën të ditur autoriteti qëndror në Britaninë e Madhe.
Rritjet tronditëse njoftojnë se kriminelët nga vendet e tjera të BE-së janë duke u dënuar nga 100 çdo ditë. Rumania dhe Bullgaria iu bashkuan unionit evropian në vitin 2007.