E Shtunë, 31 Tetor 2026

SHBA, sanksione ndaj tre krerëve të Al Kaidës

Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione kundër tre personave të akuzuar si krerë të Al-Kaidës. Masat merren me synimin për të goditur operacionet e këtij rrjeti terrorist në Pakistan.

Departamenti amerikan i Thesarit vendosi sot sanksione kundër Abu Yahya al-Libi, Abd al-Rahman Ould Mohamed al Husain Ould Muhamad Salim dhe Mustafa Haxhi Muhamad Khan.

Sanksionet ngrijnë të gjitha asetet e këtyre individëve në Shtetet e Bashkuara. Po ashtu në bazë të këtyre masave, amerikanët nuk lejohen të bëjnë biznes me këta individë.

Zyrtarët amerikanë thonë se Al-Libi është komandant i lartë i Al Kaidës dhe kreu i propagandës për organizatën. Po sipas burimeve zyrtare, Salim është një udhëheqës i lartë që vepron në Pakistan dhe ka ndihmuar në krijimin e degës së Al Kaidës në Afrikën Veriore.

Khan identifikohet si operator dhe korrier.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›