E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sulmi në Indi, policia arreston 3 persona

Policia indiane ka arrestuar tre persona të cilët dyshohen se janë autor të sulmit me bombë në Gjykatën e Lartë në Nju Delhi.

Bomba ishte vendosur në një valixhe jashtë sallës së gjyqit ndërsa nga shpërthimi i fuqishëm u vranë të paktën 11 persona.

Thuhet se grupi militant Harkat-ul-Xhihad, i ndërlidhur me Al-Kaidën, me seli në Pakistan dhe Bangladesh, ka marrë përgjegjësinë e sulmit nëpërmjet një mesazhi në Internet.

Policia i tha agjencisë Reuters se ka arrestuar edhe pronarin e një qëndre interneti, në rajonin Kishtvar të Kashmirit, pasi dyshohet se mesazhi në Internet ishte dërguar nga kjo qëndër.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›