E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan i dërgon Kryeministrit Sali Berisha një mesazh ngushëllimi

Kryeministri turk Recep Tayip Erdogan, nëpërmjet një mesazhi ngushëllimi drejtuar Kryeministrit Sali Berisha shpreh hidhërimin e tij për viktimat e humbura në ngjarjen e Gërdecit, duke siguruar në të njëjtën kohë mbështetjen dhe ndihmën e Turqisë në të gjitha aspektet.

Ndër të tjera, në këtë mesazh thuhet:

“Mësova me hidhërim për shpërthimin e ndodhur në një depo municioni në afërsi të Tiranës.Familjarëve të viktimave, të cilët humbën jetën në këtë aksident tragjik, Juve dhe të gjithë popullit shqiptar, Ju shpreh ngushëllime në emrin tim personal dhe të qeverisë turke.

Turqia, ashtu sikurse ka qenë gjithnjë, sërish do të jetë e gatshme të ndihmojë në çdo aspekt popullin mik shqiptar.”

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›