E Shtunë, 31 Tetor 2026

Njoftim për shtyp i Komisionit Ndërministror të Emergjencës Civile

Departamenti i Informacionit të Këshillit të Ministrave bën të ditur se Komisioni Ndërministror i Emergjencës Civile, sipas informacioneve të Komandës së Forcës së Bashkuar të Ministrisë së Mbrojtjes informon se ka vazhduar sot intensivisht plani i operacionit për likuidimin e pasojave të shkaktuara nga shpërthimi i municioneve në depot e Gërdecit.

Forcat pjesëmarrëse në operacion janë duke vijuar veprimtarinë e tyre për pastrimin e zonës nga ndotjet me municione të paplasura dhe mbetjet e tyre si dhe dhënien e ndihmës për eliminimin e pasojave.

Strukturat pjesëmarrëse të Forcave të Armatosura në operacion gjatë datës 18/03/2008 kanë angazhuar forca nga  Brigada e Reagimit të Shpejta, Brigada e Mbrojtjes Rajonale, Regjimenti Komando, Regjimenti i Helikopterëve, Grupet Speciale të EOD dhe AME, Policia Ushtarake, Batalioni Xhenier Ndërtues.

Me Forca Sigurie 138 persona, Forca Kërkim Shpëtimi 250 persona, Forca Mbështetëse 150 persona, Forca të tjera 142 persona..

Këto forca operacionale janë mbështetur në 54 mjete transporti, 10 ambulanca, 2 fadroma, 2 hapëse pistash me zinxhirë, 2 qendra komandim drejtimi të lëvizshme.

Gjatë operacionit deri më tani janë kontrolluar dhe pastruar sip me 10 ha tokë, janë plasur dhe sistemuar 100 predha.

Nga kërkimet është gjetur një tjetër viktimë.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›