E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeministrit Berisha merr mesazhe ngushëllime nga homologë dhe personalitete të tjera

Kryeministri Berisha ka marrë mesazhe ngushëllimi nga Kryeministri i Malit të Zi Milo Gjukanoviç dhe Ministri i Punëve të Jashtme Milan Roçan. Në mesazhet e tyre ndër të tjera personalitetet përcjellin ngushëllimet më të përzemërta për ngjarjen në fshatin Gërdec, si dhe shprehin gatishmërinë e qeverisë së Malit të Zi, për të ndihmuar familjet shqiptare të dëmtuara në  këtë tragjedi.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha ka marrë një mesazh ngushëllimi nga Kryeministri i Bullgarisë Sergei Stanishev, në të cilin shprehen ngushëllimet më të thella për humbjen e jetëve njerëzore në tragjedi, si dhe gatishmëria e qeverisë bullgare për të ndihmuar autoritetet shqiptare në përballimin e incidentit tragjik.

Ndër të tjera, Kryeministri Berisha ka marrë një letër solidariteti nga Kryeministri i Luksemburgut Jean Claude Juncker, nëpërmjet së cilës përcillen ngushëllimet më të sinqerta të qeverisë së Luksemburgut për humbjet tragjike në shpërthimet e Gërdecit.

Kryeministri Berisha ka marrë mesazh ngushëllimi edhe nga Kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader, i cili shpreh ngushëllimet për familjet e kësaj ngjarjeje tragjike. "Më lejoni t'ju siguroj se Republika e Kroacisë është e gatshme të ofrojë ndihmën dhe mbështetjen për të ndihmuar Shqipërinë të kapërcejë pasojat e kësaj tragjedie," përfundon mesazhi i zotit Sanader drejtuar Kryeministrit Berisha.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›