VENDIM PER HAPJEN E PROGRAMEVE TË STUDIMIT, TË CIKLIT TË TRETË, “MASTER I NIVELIT TË DYT˔, NË INSTITUTIN E STUDIMEVE EUROPIANE, NË UNIVERSITETIN E TIRANËS, DHE PËR MIRATIMIN E KUOTAVE TË PRANIMIT E TË TARIFËS SË SHKOLLIMIT NË KËTO PROGRAME
v e n d i m
Për
HAPJEN E PROGRAMEVE Të STUDIMIT, Të CIKLIT Të TRETë, “MASTER I NIVELIT Të DYTë”, Në INSTITUTIN E STUDIMEVE EUROPIANE, Në UNIVERSITETIN E TIRANëS, DHE PëR MIRATIMIN E KUOTAVE Të PRANIMIT E Të TARIFëS Së SHKOLLIMIT Në KëTO PROGRAME
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I :
1. Hapjen e programeve të studimit, të ciklit të tretë, “Master i nivelit të dytë”, në Institutin e Studimeve Europiane, të Universitetit të Tiranës, në:
a) “Legjislacion dhe institucionet europiane”;
b) “Politika dhe qeverisja në Europë”,
c) “Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të Bashkimit Europian (BE).”.
Në përfundim të këtyre programeve të studimit lëshohet diplomë “Master i nivelit të dytë” (MND) në fushën e arsimimit të kryer.
2. Programet e studimit “Master i nivelit të dytë” realizohen me 60 kredite dhe kohëzgjatja normale e tyre është një vit.
3. Programet e studimit “Master i nivelit të dytë” e fillojnë veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009-2010.
4. Kuotat e pranimit në këto programe studimi, në vitin akademik 2009-2010, janë, si më poshtë vijon:
a) Legjislacion dhe institucionet europiane 30 kuota;
b) Politika dhe qeverisja në Europë 30 kuota;
c) Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare
të Bashkimit Europian. 30 kuota.
5. Nga kuotat e mësipërme të çdo programi studimi, 9 kuota janë për studentët nga trojet shqiptare jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve.
6. Tarifa e shkollimit, për studentët e regjistruar në këto programe studimi, në vitin akademik 2009-2010, është 100 000 (njëqind mijë) lekë.
7. Studenti i nënshtrohet vetëm një tarife shkollimi, e cila likuidohet me këste të caktuara nga instituti përkatës.
8. Studentët shqiptarë, që kanë kryer me rezultate të shkëlqyera ciklin paraardhës të studimeve, nuk e paguajnë tarifën e shkollimit.
9. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i miratuar për Universitetin e Tiranës.
10. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA03/12/2009