VENDIM PËR HAPJEN E PROGRAMIT TË STUDIMEVE TË DOKTORATËS, NË FAKULTETIN E INXHINIERISË MEKANIKE, TË UNIVERSITETIT POLITEKNIK TË TIRANËS, DHE PËR MIRATIMIN E KUOTËS SË PRANIMIT E TË TARIFË SË SHKOLLIMIT NË KËTË PROGRAM &
V E N D I M
PëR
HAPJEN E PROGRAMIT Të STUDIMEVE Të DOKTORATëS, Në FAKULTETIN E INXHINIERISë MEKANIKE, Të UNIVERSITETIT POLITEKNIK Të TIRANëS, DHE PëR MIRATIMIN E KUOTëS Së PRANIMIT E Të TARIFë Së SHKOLLIMIT Në KëTë PROGRAM
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 26, pika 1.3.1, 34, 42 e 75, të ligjit nr.9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Hapjen, në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës, të programit të studimeve, të ciklit të tretë, të doktoratës, në “Inxhinieri mekanike”, me këto profile:
a) Inxhinieri mekanike, në përfundim të të cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Inxhinieri Mekanike”.
b) Inxhinieri materiale, në përfundim të së cilës lëshohet diploma për gradën shkencore “Doktor (Dr.) në Inxhinieri Mekanike”, me profil inxhinieri materiale.
2. Ky program studimi e fillon veprimtarinë mësimore në vitin akademik 2009 - 2010.
3. Kohëzgjatja e programit të mësipërm të studimeve të doktoratës është, të paktën, 3 vite akademike, ku përfshihen edhe 60 kredite për studime të organizuara.
4. Kuota e pranimit në këtë program studimi, për vitin 2009, është 14.
5. Nga kuota e përcaktuar në pikën 4, të këtij vendimi, caktohen dy kuota për studentët nga trojet shqiptare, jashtë kufijve të Republikës së Shqipërisë dhe administrohen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës, sipas kërkesave të institucioneve zyrtare të këtyre trojeve.
6. Kuotat e paplotësuara rishpërndahen nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
7. Tarifa e shkollimit, për këtë program të plotë studimi, është 200 000 (dyqind mijë) lekë, e cila likuidohet për çdo vit të kohëzgjatjes normale, në këste të caktuara nga Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit Politeknik të Tiranës.
8. Efektet financiare, që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i Universitetit Politeknik të Tiranës.
9. Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Universiteti Politeknik i Tiranës për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA03/12/2009