VENDIM PËR SHPALLJEN E KALASË SË TIRANËS “ZONË ARKEOLOGJIKE “A”” DHE MIRATIMIN E RREGULLORES SË ADMINISTRIMIT TË SAJ
V E N D I M
PëR
SHPALLJEN E KALASë Së TIRANëS “ZONë ARKEOLOGJIKE “A”” DHE MIRATIMIN E RREGULLORES Së ADMINISTRIMIT Të SAJ
Në mbështetje të neni 100 të Kushtetutës dhe të pikave 1 e 2, të nenit 30, të ligjit nr.9048, datë 7.4.2003, “Për trashëgiminë kulturore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
1. Shpalljen e Kalasë së Tiranës, “Zonë arkeologjike “A””, sipas hartës, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
2. Miratimin e rregullores së administrimit të Kalasë së Tiranës, “Zonë arkeologjike “A”’, sipas tekstit, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
3. Ngarkohen Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Ministria e Brendshme, Ministria e Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit dhe organet e njësisë së qeverisjes vendore për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.
K R Y E M I N I S T R I
SALI BERISHA03/12/2009