E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kryemyftiu palestinez kërkon vrasjen e hebrenjve

Kryemyftiu palestinez, Muhamed, bëri thirrje për luftë kundër Izraelit dhe e quajti detyrë të palestinezëve “vrasjen e çdo qytetari izraelit”.

“Është detyrë e çdo palestinezi të luftojë hebrenjtë dhe të vrasë të gjithë pasardhësit e majmunëve dhe të derrave”, deklaroi kleriku i lartë palestinez.

Kjo deklaratë e fortë e lëshuar nga Myftiu ka ngjallur reagimin e menjëhershëm të Izraelit. Uzi Landau, ministër i Energjetikës në qeverinë e Benjamin Netanyahut dhe eksponent i partisë së ekstremit të djathtë, Israel Beitenu, ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të myftiut palestinez.

Landau bëri thirrje për nisjen e hetimit për deklaratat e myftiut, që i quajti raciste dhe ksenofobe.

“Policia duhet të nisë një hetim dhe nëse është e nevojshme të prangosë dhe dënojë Myftiun për këtë deklaratë”, tha Landau.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›