Putini për ligje më të ashpra kundër emigrimit

Kryeministri rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për ligje më të forta kundër emigrimit. Këto deklarata ai i ka bërë në kuadër të fushatës së tij zgjedhore për presidencën ruse.
Në një artikull të botuar në faqen zyrtare të internetit të fushatës së tij, Putin premtoi se nëse zgjidhet president, ai do ta frenojë emigrimin e paligjshëm.
Por artikulli gjithashtu kritikon përpjekjet për ta ndezur nacionalizmin dhe paralajmëron se do të ndalohen partitë politike, me prirje nacionaliste.
Putin është zotuar se udhëheqja e tij do të forcojë më tej legjislacionin e emigrimit dhe thotë se emigrantët që duan të punojnë në Rusi, që nga viti i ardhshëm, do të duhet t’i kalojnë provimet në testimin e njohurive të tyre për historinë, gjuhën dhe letërsinë ruse.