Kryeministri Berisha inauguron Fabrikën Gas Power e firmës RM Group, investim privat me vlerë 6 milion euro
Kryeministri Sali Berisha mori pjesë dje në inaugurimi i Fabrikës Gas Power i firmës RM Group. Ky investim privat, i cili merret me mbushjen e bombolave të gazit kap shifrën prej 6 milion euro dhe është i vendosur në zonës e Spitallës në Durrës. Kryeministri Berisha, falënderoi pronarin e kësaj fabrike për investimin e bërë, i cili brenda dy viteve ka punësuar 200 punonjës dhe eksporton 70 përqind të prodhimeve të tij, në rajon dhe më gjerë. Gjithashtu kryeministri Berisha e përgëzoi pronarin e fabrikës për kurajën, për vendimet e drejta dhe e garantoi se qeveria do të bëjë gjithçka për suksesin e biznesit të tij dhe bizneseve të tjera në Durrës dhe në mbarë Shqipërinë. “Sot fabrika që inauguruam plotëson nevojat e vendit, të cilat para ndërtimit të saj plotësoheshin të gjitha me import dhe në këtë mënyrë konsumatori shqiptarë do të ketë mundësi të marrë prodhime vendi, të cilat gjithmonë janë të një çmimi më të arsyeshme sesa ato që importohen. Në këtë mënyrë qytetari shqiptarë do të ketë mundësi të përdorë më gjerësisht gazin për ngrohje dhe për gatim, i cili në çdo rrethanë është qartësisht më i rëndësishëm sesa burimet e tjera të ngrohjes dhe të energjisë” - u shpreh kryeministri Berisha. Shefi i ekzekutivit vijoi duke theksuar se, “ne jemi forca politike e taksave të ulëta, sepse besojmë se paratë në kontot e qytetarëve janë më të dobishme për qytetarët, për shoqërinë, për vendin në tërësi”. “Kjo politikë funksionoi. Bizneset e vogla u rriten me 80 përqind, bizneset e mesme dhe të mëdha u rriten me 200 dhe 300 përqind, por ne duam të rriten shumë më tepër, ambicia jonë është e madhe. Ne jemi të vendosur të bëjmë gjithçka për punësimin e çdo qytetari shqiptarë, që dëshiron të punojë”- tha Berisha. Kryeministri premtoi se qeveria do bëjë gjithçka për krijimin e vendeve të reja të punës. “Në përpjekjen tonë për të ndihmuar bizneset ne vendosëm që çdo i ri i punësuar të jetë pa taksa për tre vite dhe qeveria të paguajë sigurimet dhe të paguajë të gjitha ato që i paguante sipërmarrësi. Ne vendosëm të vazhdojmë krijimin e zonave industriale, të cilat do të jenë qendra të fuqishme punësimi dhe ju garantoj juve se Porto Romano, do të jetë një nga gjeneratorët më të fuqishëm të i krijimit të vendeve jo vetëm në Durrës, por për mbarë Shqipërinë. Kjo është alternativa jonë”- theksoi Berisha, duke kërkuar nga qytetarët që të përbuzin fyerjet e Edi Ramës nga autobusi mavi dhe të votojnë Partinë Demokratike në 23 qershor. “Nuk fyhet kolektivisht kurrë një njëri i qytetëruar. Njeriu i qytetëruar përmbahet ndaj çdo fyerje po veçanërisht nuk e bën veten kurrë fyerjen kolektive dhe inatin kolektive. Le ta lëmë se të gjithë këtë frymëzim e ka nga autobusi mavi, ai nuk jeton në Shqipërinë reale, ai nuk ndjek Shqipërinë si ecën. Shqipërinë e zhvilluar. Gjithçka brenda autobusit zhvillohet në një botë jo reale në një botë të gënjeshtërt, në një botë që urrehet dhe kjo është fatkeqësi e madhe dhe ne nuk e çlirojmë dot atë. Vota e qytetarëve shqiptare me 23 qershor është ilaçi absolut, është antidodi më i shkëlqyer për mashtrimet, nihilizmin dhe akuzat e shokut të autobusit. Ndaj dhe le të ecim përpara votoni 44”- përfundoi Berisha.
...