Kryepolici i Tiranës, vizitë tek familjarët
06/05/2009 Policët e vrarë në detyrë
TIRANE- Me rastin e ditës së dëshmorëve Drejtori i Policisë së qarkut Tiranë njëkohësisht edhe zv/drejtori i policisë së shtetit Tonin Vocaj, ka kryer dje një sërë takimesh në familjet e punonjësve të policisë që kanë rënë në kryer të detyrës. Në këtë vizitë përkujtimore, drejtuesit e policisë së Tiranës, shkuan fillimisht në banesën e të ndjerit Allaman Dervishi, i cili u vra në krye të detyrës në vitin 2004. Ata i rikujtuan me respekt familjarëve, punën dhe sakrificat e ish-kolegëve, dëshmorët e policisë, të cilën dhanë jetën e tyre në krye të detyrës, në luftën me krimin dhe kriminelët. Po ashtu, vizitë u krye edhe në banesën e të ndjerit Azem Meshi, i cili mbeti i vrarë në krye të detyrës më vitin 1999. Drejtuesit e policisë theksuan se do të ndihmojnë familjarët e të ndjerit. “Ne kemi përkushtimin tonë njerëzor, por njëherësh detyrimin tonë shtetëror, për ju dhe familjet tuaja. E gjithë shoqëria jonë ka një detyrë morale dhe ligjore, për t’ju përkrahur në çdo rast nevoje, ndihmese apo shkollore, siç aktualisht shumë nga ju po arsimohen në disa shkolla private dhe jo publike. Të gjithë e dimë se çdo të thotë mungesa e prindit, që në të vërtetë, në ndonjë rast, nuk e vlerësojmë ashtu siç duhet, por kur nuk e kemi, atëherë mendojmë, gjykojmë dhe reflektojmë se sa e domosdoshme është prania e tij, këshilla, qortimi, apo edhe ndëshkimi që marrim prej tij. Ja pra, se sa kuptim plotë është fjala ‘Prind’”,- është shprehur Vocaj. Ai theksoi se në emër të gjithë punonjësve të policisë së Tiranës, në këtë ditë përkujtojmë me dhimbje dhe respekt, humbjen e të afërmve tanë duke u angazhuar maksimalisht në vënien përpara drejtësisë të gjithë autorëve, të cilët kanë tentuar apo tentojnë të prekin imazhin dhe punën e punonjësve të policisë në krye të detyrës. Vizita në banesat e policëve të rënë në krye të detyrës, u bënë edhe në policitë e rretheve.
E. Qyno