E Diel, 1 Nëntor 2026

Përplaset furgoni, dy pasagjerë rrezikojnë jetën

Fier

Një aksident i rëndë ndodhi mesditën e së hënës në aksin rrugor Fier-Ballsh, në kilometrin e katërt të rrugës. Dy persona u plagosën rëndë, ndërsa disa të tjerë pësuan trauma kur një furgon pasagjerësh u përplas me një veturë për shkak të shpejtësisë së madhe. Aksidenti ndodhi në orën 12.45 në afërsi të fshatit Portëz. Furgoni taksi me targa të Fierit ishte duke udhëtuar në drejtim të Roskovecit me gjashtë pasagjerë në bord. Në afërsi të të një kthese, furgoni u përplas me një veturë taksi që ecte në drejtim të kundërt e që ka kryer parakalim të gabuar. Drejtuesi i furgonit nuk ka mundur të manovrojë në kohë dhe për pasojë përplasja ka qenë fatale. Dy persona janë plagosur mjaft rëndë, ndërkohë që trafiku është bllokuar deri në zhvendosjen e makinave nga aksi i rrugës. Të plagosurit rëndë janë Rexhep Troka, 44 vjeç nga Kafaraj i Fierit dhe Fiqirete Sulaj nga fshati Verbas. Ata janë në gjendje të rëndë me gjithë ndërhyrjen e bluzave të bardha. Policia tha se shkak i aksidentit ishte parakalimi i gabuar i veturës, por shpejtësia e të dyja mjeteve ka qenë tej normave të lejuara.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›